• |
ide | kryesore

FOTO/ SHBA, hera e parë me stadiumin plot: 40 mijë tifozë në ndeshjen e bejsbollit

-Instant, Sport



Një sinjal i parë i fortë i kthimit në normalitet dhe në botën para-pandemisë vjen nga Teksasi. Dje, në fakt, ndeshja e Bejsbollit të Major League mes ekipit vendas të Texas Rangers dhe Toronto Blue Jays u luajt, për herë të parë në sportin amerikan në më shumë se një vit, në një stadium, Globe Life Field në Arlington, të mbushur plotë deri në kufijtë e kapacitetit (40,518 spektatorë).

Mes tyre, si të ftuar të Rangers, grupe mjekësh dhe infermierësh në vijën e parë të luftës kundër pandemisë. Impianti teksan përfitoi nga aprovimi i Guvernatorit Greg Abbott, i cili ditët e fundit kishte dhënë leje që ndeshja të luhej pa ndonjë limit të audiencës, me kusht që, në tribuna, spektatorët të kishin një maskë në fytyrë, përveç pikave të shitjes së ushqimeve brenda objektit.

Jo të gjithë, siç dokumentohet nga imazhet e ndeshjes, respektuan rregullin e detyrimit të maskës, por loja vazhdoi pa ndonjë problem, dhe në fund Toronto fitoi 6-2.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *