• |
ide | kryesore

Heqja e pasaportave diplomatike për Kombëtaren/ Meta: Hakmarrje primitive, vendim absurd!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta reagon për ndërprerjen e vlefshmërisë së pasaportave për Kombëtaren tonë të futbollit,duke e cilësuar këtë një vendim të paprecedentë dhe një hakmarrje primitive.

Sipas Kreut të Shtetit, është absurde të pengohen të mbajnë pasaportë kuqezinjtë që e futën Shqipërinë në Europë dhe na bënë të gjithëve krenarë.

Reagimi i Metës: 

Vendimi i pabesë për ndërprerjen e vlefshmërisë së pasaportave për Kombëtaren tonë të futbollit është i paprecedent dhe një hakmarrje primitive, për shkak të qëndrimeve kritike të disa futbollistëve për sportin.
Është absurde të pengohen të mbajnë pasaportë, kuqezinjtë, që e futën Shqipërinë në Europë dhe na bënë të gjithëve krenarë, ndërkohë që vazhdojnë ta mbajnë atë faqezinjtë, që na lanë jashtë Europës dhe që po na turpërojnë.
Jam i bindur se më 25 prill 2021, do të përfundojë koha e vendimeve autoritare, arrogante dhe përjashtuese.
Ky vendim i Qeverisë ende në detyrë do të përmbyset dhe nderimi për kuqezinjtë, që na çuan në Europë do të mbetet i pacenuar. ⚽??



3 Comments

  1. Mire kombetares,se te pakten shqiptaret edhe mirekuptojne,por t’ia heqesh Gianni Di Biasit eshte turp per te gjithe ne shqiptaret. Me vinte turp kur pashe reagimin e tij ne nje interviste para disa ditesh ndaj ketij vendimi. Dikur e quante Ganiu, e Xhani, sot i merr pasaporten. Na turperoi ky psikopat kryeminister

  2. Ilir Meta , ti nuk je presidenti im ! Ilir Meta , ti nuk je president i Sovranit Popull me 75 deputete
    te PSocialiste ! Ilir Meta , ti je president i Opozites rrugaçe te LSI=LESHELI ! Ilir Meta , ti je predident i “Thesarit te Qafe Krrabes” , i “700 mijshit” te pergjuar ne zyren e Dritan Priftit shkrete , i “11 wc te Viles Gjirit te Lalezit” ! Ilir Meta , ti je oresident i First Lady Monika Meta (Kryemadhi)! Ilir Meta , ti je i çmendur !

  3. problemi sot nuk jan pashaportat.problemi eshte vetem nje(qe crregullon cdo gje)dhe i mbare globit. dhe fillon ne davos. apo i keni syt ende me lesh?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *