• |
ide | kryesore

“Hysaj tek Milan? No comment”: menaxheri i shqiptarit ‘ngatërron’ kuqezinjtë dhe Napolin

-Instant, Sport



“Hysaj tek Milan? Vazhdojmë më tej. E ardhmja e Hysaj është ende e pasigurt. Hysaj mund të shkojë në shumë ekipe, jo domosdoshmërisht tek Milan. Fati i tij nuk është shkruar ende. Fatkeqësisht, për të përcaktuar të ardhmen e Hysaj, duhet të vendosim disa pjesëza mbi trajnerët”. Deklarata e Mario Giuffredit, menaxheri i Hysaj, i cili foli për Radio Punto Nuovo ka ngatërruar tani edhe drejtuesit e kuqezinjve që e kishin konsideruar të mbyllur operacionin me parametër zero, madje duke caktuar edhe piketat për pagat e shqiptarit. “Interesimi real i Milan? Pa koment. Le të mendojmë për diçka tjetër,” shtoi ai.

Një rinovim me Napolin duket i pamendueshëm për mbrojtësin e krahut kuqezi, pavarësisht se Giuffredi vazhdon të ketë raporte të mira me klubin nën Vezuv. “Veretout te Napoli? Preferoj të mos flas për të. Ai duhet të jetë i përqendruar te Roma dhe duhet të mendojë për fundin e sezonit. Unë do të doja që ai të qëndronte në Romë, sepse ai është një klub i rëndësishëm që do ta ndihmojë të rritet më tej”, përfundoi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *