• |
ide | kryesore

Jennifer Lopez nxit sërish aludimet për një ndarje nga Alex

-Instant, Paparazzi, Slider



Para pak kohësh në mediat e huaja u përfol se këngëtarja Jennifer Lopez dhe Alex Rodrigues i kishin dhënë fund romancës së tyre.

Aludimet nisën pas lajmeve se Alex e kishte tradhëtuar këngëtaren me një vajzë pjesëmarrëse në një reality show. Menjëherë pas spekulimeve  Alex deklaroi për mediat se vazhdonte të ishte në një lidhje dhe udhëtoi drejt Republikës  Domenikane për të takuar J.Lo-n, e cila po merret me xhirimet e filmit të saj më të ri. Mirëpo, së fundmi kjo e fundit ka nxitur sërish dyshimet për një ndarje. Jennifer ka pozuar për kopertinën  e revistës “Instyle” dhe në foto nuk duket unaza e fejesës. Gjithashtu pjesë e revistës  janë dhe ish partnerët e saj , Ben Affleck dhe Marc Anthony të cilët kanë folur për këngëtaren ,ndërsa Alex nuk ka dhënë asnjë prononcim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *