• |
ide | kryesore

Nga nesër nisin punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH tregon si do të devijohet trafiku deri më 21 prill

-Instant, Lajme, Të fundit

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton të gjithë qytetarët se duke filluar nga dita e nesërme,  do të nisin punimet në autostradën Tiranë-Durrës. Konkretisht punimet do të nisin në orën 08:00, në segmentin Qafë Kashar–Ura e Dajlanit. Siç njofton, ARRSH punimet për riparimin e shtresave asfaltike në autostradë pritet të zgjasin deri më 21 prill, ku do të ketë edhe devijim të trafikut përmes rrugëve dytësore.

“Kryerja e punimeve konsiston në sa më poshte: Punime për riparimin e shtresës asfaltike në segmentin rrugor “Qafë Kashar–Ura e Dajlanit” në të dyja drejtimet.
Gjatë kryerjes së punimeve qarkullimi i mjeteve do të jetë me shpejtësi të reduktuar dhe do të realizohet në përputhje me sinjalistikën e vendosur sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të Miratuar. Punimet planifikohen të realizohen gjatë harkut kohor: prej datës 07.04.2021 deri në datë 21.04.2021.” thuhet në njoftim.


4 Comments

  1. Prap hahaaaaa . Kushedi sa miliona ka marre kjo rruge nga taksat e popullit.
    I vetmi vend ne evrope qe s,kemi nje rruge me standarte
    Hajdute dhe injorante pa kufi

  2. Ja qine robt fare. Nuk mjafton Shqiponja po bllokojne edhe kete bastardet qe nuk u ngopen duke vjedh. Do te beje gjithe punimet e mundshme ne 2 jave nderkohe qe harxhon 40 milion me 2km per nje mbikalim qe nuk zgjidh asgje nderkohe qe per te gjithe veriun e Shqiperise mund te hapte rrugen nga bulevardi i ri e deri ne Valias. Me fare pak me shume fonde lironte goxha trafik dhe i jepte vlere bulevardit qe e ka kthyer ne rrugice qorre

    1. Eshte psikollogjike gjithe kjo rrumpalle, per te treguar qe “skemi kohe per gjume, pune pune nate e dite”…. keto dy jave:)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu