• |
ide | kryesore

Olimpiada e Tokios nis të humbë shtetet: Korea e Veriut e para që tërhiqet nga Lojërat nga Covid-19

-Instant, Sport



Koreja e Veriut ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kjo u komunikua nga një faqe në internet e menaxhuar nga Ministria e Sportit e Koresë së Veriut, ku shpjegohet se vendimi u mor gjatë një takimi të Komitetit Olimpik Kombëtar 25 marsin e kaluar, gjatë të cilit anëtarët kanë vendosur t’i japin përparësi mbrojtjes së sportistëve nga “krizë botërore e shkaktuar nga Covid-19”.

Pjesëmarrja e vendit aziatik, një fuqi bërthamore e izoluar nga pjesa tjetër e botës, në Lojërat Olimpike të fundit Dimërore në Pyeongchang në Korenë e Jugut ishte një faktor vendimtar në afrimin spektakolar diplomatik që u zhvillua në 2018. Kim Yo-jong, motra e liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un, mori pjesë në Lojëra si e dërguar e vëllait të saj dhe pjesëmarrja koreanoveriore u reklamua gjerësisht.

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, shfrytëzoi rastin për të filluar një ndërmjetësim midis Pyongyang dhe Uashingtonit që çoi në takime historike midis Kim dhe Presidentit të SHBA Donald Trump. Njoftimi i sotëm nga Koreja e Veriut i jep fund shpresave të Seulit për të përdorur Lojërat 2020, të shtyra për këtë verë për shkak të pandemisë së koronavirusit, për të rifilluar procesin e diskutimit midis Pyongyang dhe Washington, ndërprerë nga dështimi i një samiti Kim-Trump në Hanoi në Shkurt 2019. Njoftimi për tërheqjen e Pyongyang, dje, u botua sot në faqen e internetit të Ministrisë së Sporteve të Koresë së Veriut dhe i referohet një takimi të Komitetit Olimpik Kombëtar të Phenianit në 25 mars.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *