• |
ide | kryesore

Profil/ Matthew Palmer, amerikani anti opozitë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Në vigjilje të fushatës elektorale në Shqipëri është rishfaqur një personazh, emrin dhe bëmat e të cilit kasta politike dhe fansat e saj i njohin mirë. Ai është zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer, i cili ka pasur një rol kyç në periudhën e krizës, që kur opozita ndoqi mandatet e deputetit e deri kur ajo bojkotoi zgjedhjet lokale të 2019-ës. Ndonëse pushteti në ShBA ka ndryshuar, ky bir shkrimtari, i mbetur vetë një shkrimtar në tentativë, me sa duket do të mëtojë të luajë rolin e dorë së fortë edhe në prag të 25 prillit.

Natyrisht, duke mbajtur mbi vete rolin e një ndërmjetësi që mban hapur anën e qeverisë. Sepse ai i përket atyre lloj diplomatëve të kalitur në kudhrën e vendeve lindore, që kanë më pak respekt për demokracinë, sesa për liderët e fortë, nga negocimi me të cilët mund të vendoset gjithçka. Duke u nisur nga ky steriotip, radioja zyrtare gjermane Deutche Welle, i ka bërë një portretizim ndryshe nga ai që endet në imagjinatën e shumë shqiptarëve:

Në qendër të historisë qëndron gjithmonë një personalitet i fuqishëm, shkruante dikur Palmer. Koncepti i tij i shkrimtarit i ngjan edhe konceptit politik. Në qendër qëndrojnë personat e fuqishëm, jo strukturat apo interesat e popullit, të paartikuluara deri në fund. Të fuqishmit në pushtet në Beograd, Sarajevë, Banja Lukë, Podgoricë, Prishtinë dhe Tiranë me siguri që i gëzohen këtij koncepti”, nënvizonte media gjermane.

Lexo me tej:

Modeli i Matthew Palmer për Ballkanin, regjimi monist i Gjukanoviçit

Në fakt, ky këndvështrim lidhej disi me të shkuarën e Matthew Palmer si ish diplomat në Beograd, prej ku ai njohu edhe gruan serbe, Danica, me të cilën është i martuar ende sot. Ish ministri i jashtëm serb dhe aktualisht kreu i parlamentit, Ivica Daçiç, e thërriste atë kudo si “dhëndri ynë”: “ne në Serbi themi se jemi nga fshati i gruas”, shtonte ai me humorin e tij të njohur.

Vetë Matthew Palmer e ka rrëfyer këtë episod në vitin 2014 për median serbe “Vjesti”: “E kam takuar gruan time Danica, ish-Damjanovic në Beograd disa vite më herët. Edhe pse Danica ka lindur në Beograd, familja Damjanoviq i ka rrënjët në Mal të Zi. Ne kemi një shtëpi në ‘Dobri Voda’, ku kalojmë shumicën e kohës gjatë verës”, kishte thënë Palmer.

Portret/ Matthew Palmer, e kundërta e Hollbrok për Ballkanin

Natyrisht, që ndryshe nga sa mendojnë disa mendje të sëmura nga konspirativizmi, qëndrimet e Palmerit për politikën shqiptare nuk lidhen aspak me origjinën e bashkëshortes së tij. Ato kanë të bëjnë më shumë me konceptin që ai ka në diplomaci për të bërë aleancë me më të fortin. Dhe në Tiranë këtë e ka treguar hapur duke mbajtur qëndrime flagrante pro qeverisë së Edi Ramës. Ajo u duk më shumë gjatë kohës së krizës, kur opozita vendosi aksionin radikal të djegies së mandateve.

Matthew Palmer, pas protestës të opozitës të marsit 2019 dhe bërjes publike të vendimit ekstrem, ngriti telefonin për të folur me Bashën e Kryemadhin.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha pas këtyre bisedave Zërit të Amerikës se zoti Palmer “i këshilloi” dy kryetarët e partive “kundër dorëheqjeve të koordinuara dhe në masë të deputetëve nga parlamenti, pasi kjo do të dëmtonte përpjekjet për reforma dhe do të dëmtonte një institucion të rëndësishëm të demokracisë”. Palmeri i këshilloi ata të dënojnë publikisht dhunën ndërkohë që qëndrimi i tij qe krejt i ndryshëm nga ai i një shteti lider të BE-së, si Gjermania. Ish ambasadorja Gjermane në Tiranë, Susanne Schütz (poshte), fliste edhe për dhunë të ushtruar nga policia dhe e quante djegien e mandatit të drejtë personale.

Ambasadorja gjermane: Djegia e mandateve çdo deputet merr vendim individualisht

Por historia nuk mbaron me kaq. Ajo qe një kohë kur pavarësisht se opinioni akuzonte dhe tregonte fakte për grabitjet e mëparshme elektorale, selia e rrugës së Elbasanit nuk linte rast pa përmendur se: “njeh zgjedhjet e vitit 2017” dhe për rjedhojë dhe parlamentin e qeverinë e dalë prej tyre.

Shba: Njohim zgjedhjet, Parlamenti dhe qeveria legjitime

Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit për Evropën do të merrte edhe vetë rrugën për ta ardhur në Tiranë.

Prej bisedës telefonike që ai pati me Bashën dhe Kryemadhin në shkurt 2019, në fillim të prillit kishte ndryshuar vetëm një element. Përpos djegies së mandateve, PD- LSI kishin hedhur në treg edhe idenë e shkatërrimit të zgjedhjeve lokale. Gjatë një bashkëbisedimi “ON” me reporterë të shtypit shqiptar, Palmer do ta godiste fort edhe këtë opsion: “Unë do t’i nxisja të gjitha partitë politike të marrin pjesë në zgjdhjet lokale, është diçka për të cilën partitë politike i detyrohen mbështetësve të tyre, i detyrohen votuesve të tyre, që të hyjnë në arenën politike, që të garojnë fort, të fitojnë zgjedhjet dhe të përdorin fitoren si një mjet për të përmbushur premtimet dhe vizionin e tyre për të ardhmen”, tha ai.

Pa kaluar as dhjetë ditë nga ky mesazh, e ngarkuara me punë Leyla Moses-Ones, që kryente përkohësisht rolin e drejtueses së ambasadës në periudhën e ndryshimit të kryediplomatëve, vazhdoi linjën paralele të shantazhit ndaj PD- LSI. Ajo u bë një mbështetëse e opozitës fallco dhe organizimit të ri të saj. “Formimi i grupeve parlamentare do të forcojë më tej aftësinë e tyre për të përfaqësuar zgjedhësit e tyre si anëtarë aktivë të parlamentit”, tha ajo.

Deklaratat si “Basha po tradhëton zgjedhësit e tij”, se ai “po cënon rrugën euroatlantike të Shqipërisë dhe të ardhmen e vendit”, u bënë konsante e deklarimeve të diplomatëve amerikanë.

Më e nxehtë u bë situata kur në lojë u fut personalisht Mathew Palmer. Pas protestave me zjarr dhe molotov ai tha: “Dua të jem shumë i qartë me Z. Basha, Znj. Kryemadhi dhe të tjerë në partitë e tyre: nëse në protestat e ardhshme ka akte dhune, për ne ata do të jenë përgjegjësit”. Ai u kujdes të nënvizojë se: “Pengimi i zgjedhjeve mund të përbëjë bazë për t’u përjashtuar nga marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara“.

Formula e “përjashtimit nga marrëdhëniet me SHBA-në” u bë lajtmotivi i Edi Ramës në fushatën fallco të zgjedhjeve me një parti. Tamam si lideri i një republike bananesh, ai u fliste zgjedhësve me kërcënimin që mund ta japin vetëm gjykatat: “kush prish zgjedhjet në Shqipëri nuk do t’i lejohet hyrja në SHBA”.

Pasi përdori për 30 ditë me radhë si gogol Amerikën (natyrisht një tallje me leje e nxitur nga deklaratat e Palmerit) duke thënë se çdo shqiptari që bënte dhunë në 30 qershor do t’i hiqej e drejta për të shkelur aty, kryeministri bëri gjoja sikur u tërhoq nga kjo nismë, pas zgjedhjeve, athere kur nuk i duhej më. Dhe më e bukur se gënjeshtra e parë qe arsyetimi publik që Taulant Balla gjeti për të justifikuar zbythjen: “Për këtë do të konsultohemi me opozitën e re”.

Por qëndrimet e zotit Palmer nuk kanë qenë në sinkron me ato të mazhorancës qeverisëse vetëm për sa i përket djegies së mandateve dhe bojkotit të zgjedhjeve lokale. Ato kanë konverguar edhe për çështje të tjera flagrante. Palmer ka deklaruar me gojën e tij se Shqipëria ka bërë hapa përpara në luftën kundër krimit të organizuar, ndërkohë që raportet e Departamentit të shtetit për të cilin ai punon theksonin krejt të kundërtën (lexo poshtë).

Raporti i DASH: Shqipëria, gjithnjë e më shumë vend tranzit për drogat e forta

Ai nuk ka ngurruar të himnizojë reformën në drejtësi për të cilën shqiptarët po e shohin me sytë e tyre si po degradon dhe ndaj së cilës sondazhet po dëshmojnë një thyerje të thellë besimi.

Andi Bushati:Krisja e mitit amerikan mes shqiptarëve

Pra ky është negociatori virtual që ka zbarkuar në Tiranë për të folur me palët e përfshira në zgjedhje. Në një farë mënyre, për një pjesë të shqiptarëve ai nuk është asgjë më shumë sesa Alter egoja e tij e kundërt, Rik Grenell, qe për një pjesë të kosovarëve. Ai është thjeshtë palë. Jo për shkak të lidhjeve të tij familjare, por si pasojë e konceptit të tij diplomatik, se gjërat zgjidhen më mirë me më të fortin. Në një formë, Mathew Palmer e ka pranuar edhe vetë këtë, gjatë një interviste për korrespondentin Nike Ching, të VOA: “Ne kemi një partneritet të mirë e të ngushtë me qeverinë aktuale të Shqipërisë ashtu siç kemi pasur një partneritet të mirë e të ngushtë me qeverinë e mëparshme”. Pra është e kollajshme të imagjinohet se ç’pritet nga ndërmjetësimi i tij.

©Lapsi.al



33 Comments

  1. Ne nje fare kuptimi ne shqiptaret i detyrohemi SHBA-se ekzistencen tone si shtet si ne Shqiperi ashtu

    edhe ne Kosove, ShBA-te jane padyshim aleati me i rendesishem dhe me i besueshem qe kane

    shqiptaret dhe cadra e madhe mbrojtese e Shqiperise dhe e Kosoves nga rreziqet e jashtme. Eshte

    kjo aresyesja pse shqiptaret e duan Ameriken ndoshta me shume se asnje tjeter komb ne bote.

    Por sic ka thene poeti i madh hungarez Shandor Petef ” Per dashurine jap jeten ,por per lirine

    jap dashurine”, ne nuk mund te sakrifikojme lirine tone te kercenuar nga ky regjim per hir te

    dashurise per ameriken apo pse kete na kerkon nje i deleguar i saje.

    1. Amane po Sali Berishes pse nuk nuk ja Beni bjografine si Palrmrit se pse edhe Sali Berisha eshte dhender Serbije .. Dhe me thane te verteten se Qfare i Ka ber Sali Berisha Shqiprise me familjen e ti mafjoze… Veq Nje Serb munde te ja kishte ber Shkelzen Berisha dhe Argita Berisha bashke me dhendrin nuk Ka Len gje pa vjedhur ne Shqiprie me Toke e Dete … Dhe sa njerze Kane vra Sali Berisha bashke me djalin e ti?? Nje Zote e di Qe nga Tropoja me Haklajt lufte civile ne 97 … 21 Janarit.. Gerdeci.. Rremzi Hoxhen me shoke kush mund te ja kishte ber keto Shqiprise?? Veq nje shpirti Serbi… Po nga Palmri Qfare te keqje kemi pare me qe Qenka dhender Serb?? Te keqe qe nuk Ka Len disa hajduta dhe vrase te djegun shqiprine dhe nje her si ne 97 . Dhe te dali njerze ne rruge si Altini Darrdha Aldo Bare dhe Zani Qaushi me shoke dhe te vrasin Gra shtate zene??? Ju Jeni disa njerze te deshpruem per lek me nje fjale njerze kot

  2. Surrat Talebanesk !”Dhenderri”do beje lojen e Vuçiç ?!E pate sot deklaraten e tij per vaksinat Kineze ?Ne kohen qe Kryeministri i Kosoves refuzoi kete vaksine,ne ndihme te Edvin rames direkt Vuçiç duke mbrojtur ate,paçka se sa te vdekur ka ne Shqiperi nga kjo palo produkt !!!!
    Edvin Rama,mund te sjelle ne Shqiperi edhe shurren e erdogan dhe te vaksinoje Shqiptaret,aq i ben atij ?Eshte komplet monster !

      1. Po pse o komunist a ste pelqen rruga e kombit qe bashko shqiptart, kaq inat i keni shqiptart mkre tradhtar

  3. Personazhi me negative I diplomacies amerikane, nje I paafte dhe qe pasojat e tij I vuan sot populli yne.

    Miku I Vucic nuk di si nuk eshte shkarkuar me ceremoni pasi eshte nje shkrimatar medioker qe fshihet pas petkut te diplomatit.

    Ai tha qe zgjedhjet mund te behen edhe pa opoziten duke ristauruar dy sisteme diktature ne Shqiperi dhe Serbi.

    Propozimi im PD dhe LSI NUK DUHET TI NGRENE AS TELEFONIN KETE MIZANTROPI.

    Jashte duart nga Shqiperia ti dhe ai karagjozi tjeter Grenell.

  4. Me siguri qe ky Palmeri ka qene dakort me shembjen e teatrit dhe me vaksinat kineze.
    Edhe Shvejku do te bente interpretime me te mira se ky rrota i lapsi.al.
    Palmeri i ka thene shkoni more derra ne parlament ,more gomere dhe mushka shkoni ne zgjedhje lokale ..por OPOZITA tha jo.
    Pse opozita shqiptare do te mesoje Ameriken se si eshte demokracia.
    Varianti shekullor kombetar shqiptar ¨kalova lumin te dhjefsha kalin¨ eshte prazente edhe nga Shkullaku apo Bushati.
    Ne shqiptaret ta bejme biografine te tjereve sepse vete jemi pa biografi dhe na mundon shume identiteti kombetar.

  5. ka ndonje Amerikan qe ka qene pro PD-se???? Duke filluar qe ka Withers, Arvizu, Lu, Kimte gjith kan qene kunder PD, si shpjegohet kjo? Pse amerika qe mbas 92 ka qene gjithmone kunder PD, besoj se PD-ja duhet te beje nje analize te thelle.

    1. Ne Dukat, o ne Dukat
      Qihen motrat qihen grate.
      Hapet pidhi del kopili
      Dhe ja vune emrin Stalini.

      Dale ngadale Stalin u poqe
      Por nga mendja mbete loqe

      Vazhdon ne lajmin e ardhshem.

  6. Me qe ma ka marre ne goje ai i pa emeri -mavi-qe ma merr nga here do e pershendes me nje kenge -labe
    —————Motren dhe gruan ku ta kesh dhe kudo qe tejesh
    ——————————-Mamken dhe te tate mu ne vesh
    —————————————Merri dhe silli per dore –
    —————————————————te me bejne ketu ne Vlore nga nje gojore

  7. Vetem Saliu e ben terbiet kete popull.
    Saliu i rrahu,i vrau,i dogji,i zhduku,shkaterroj nje shtet dhe ne na pelqen sepse Saliu i vret njerzit dhe mbi gjak nderton demokracine tropojane.
    Saliu krijoi njeriun demokrat,hajdut dhe vrase dhe patriot.
    Jam me Saliun dhe nuk ka nevoje per vote sepse Saliu do ta djegi prap shtetin me Meten superhajdut.
    I Vetmi Kryeprokuror Shqiptar z.LLalla qe vendim te sekretarit te shteti i ndalohet hyrja ne amerike per korrupsion.
    Do votoj per Saliun sepse Hollivudi do te bej dhe nje film tjeter per Familjet Berisha,Meta dhe Basha.

  8. Palmer bytha eshte duke bere qokat e rradhes

    Problemi eahte qe te tille medioker nuk duhet te perfillen nga qeveria

    Nje shembull cifut

    Netanjahu nuk e perfilli as kerryn e as obamen dhe politiken e tij paqedashese me iranin

    Merkel nuk e perfilli trump edhe pse i zgjedhur dhe jo i emeruar

    Albin kurti i qendroi balle rik grenell thacit vucicit dhe rames bashke

    Po ashtu dhe vjosa osmani

    Ka plot shembuj qe politikanet nuk perfillin interesat vetjake te zyrtareve amerikane te cilet nuk kane as mbeshtetje politike e as mbeshtetje me vota

    Mos te harrojme qe ka shume zyrtare dhe shume maskarenj qe jane zyrtare. Maskarelleku shkonnshume me zyrokratet kudo ne bote. Shiten tek lobisti me i shtrenjte duke shtremberuar edhe ligjet dhe rregullat e lobimit.
    Palmer bytha eshte nje si shume te tjere patetik i paafte dhe i shitur

    Rama e ka gurin e vet dhe e nxori ne loje sic beri ne zgjedhjet 2019 gjate 2020 apo ne 2018 etj etj

    Dihet se ca do bejepalmeri.
    Te shohim nese opozita ka levizje me te mire, shanset jane qe po me mbeshtetjen e hapur europiane sic e kishte albin kurti kunder thacit isa musatafabythes dhe atij kllufit haradinajt
    palmer bytha eshte i diskretituar si pjese e ripjelljes se rames…

  9. Thuhet qe 5000 ushtare amerikane do te vijne ne Shqiperi para 25 prillit per lojrat ushtarake te NATOS.
    Shqiperia nuk i do ushtaret amerikane se per vehte nuk ka ushtri fare(,kurse Kosova ka ca motorra dhe bicikleta ushtarake).
    Presim qe te bejme mobilizimin demokratik te OJQ-ve qe te na mbrojne nga te pafete.
    Kurti ka dale ne ballkon dhe pershendet me dorem e djathte ata qe cliruan dhe e krijuan si shtet.
    Amerikanet te na mbrojne nga jashte se e kane detyre kurse per se brendeshmi jemi vete trima.
    Votoni per Xha Sulon.

  10. Apeli i profesor Tritan Kalos për vaksinën kineze. Si shqiptar, si mjek, si prind, lum kush ka mundësi të vaksinohet, mos dëgjoni politikë-qenërit. Enverizmi ende frymon

  11. Osht bo Lapsi si buri e Ilir Metes dhe e Saliut.

    Te gjithe ambasadoret e US ne Shqiperi duke fillu nga Ryerson e deri te kjo e fundit – armiq.
    DASH – armik.
    Perfaqesues te vecante – armiq.
    The gjithe armiq, serb, grek, sorroista, te shitur…… vetem Sali sekretari partise dhe Ilir kokelopa, jane antikomuniste te vertete.

  12. Po pse o komunist a ste pelqen rruga e kombit qe bashko shqiptart, kaq inat i keni shqiptart mkre tradhtar

  13. “…M.Palmer erdhi i shqetesuar nga deklarimi i Ambasadores Kim se “Tom Doshi nuk duhet te kandidoje per deputet”!
    Sipas M.Palmerit, pa kontributin e Kryetarit PSD (brenda nates) Tom Doshi, ajo Reforme ne Drejtesi nuk realizohet. …”
    (shkeputur nga fjala e shokut Taulant Balla ne takimin me bashke katunaret e tij ne zonat e thella te Librazhdit)

  14. Akoma qenka ky rrugaqi i krye rrugaqit Trump, tutje rrace Ruso Serbi, keta jan vellezer me krye rrugaqin Edvin pordha me krye kriminelin Vucic, dhe tradhetarin Hasha, dhe me kete gjoja me te menqurin Batonoviqin.??

  15. Stalini ta ka qire te teme ty o-i pa emeri-i ridhjerjes sa i therrisnit -Baba-Stalini-.Motren dhe gruan po ta shkerdhejne -drogaxhinjte e Partise,sojin dhe fisin-po ta kuvellim ne.Dhe prape therrisni te rroje Partia-Baxhellat e ridhjerjes o moter dhe grua qire kane dale me parrullen -nderin e japim Edvinin -jo.Ju pederastet-mavi-po e leshoni bythen azat tek c’do njeri duke ju lepire topet per te votuar moter dhe graqiret tuaj.
    —————————————————————keto jane haberet e dites-
    ———————————————————————————-na ndiq ne haberet e -akshamit-o grua qire .
    edhe nje here po ta rikujtoj silli ketu ato -kurvat ne -DUKAT-QE T’JU FUTIM NJE -ASTALLEK-TE GJATE .Motren dhe gruan ma sill per dore qe te me bejne me pare nje -GOJORE-Te faleminderit per mirkuptimin.

  16. Stalini ta ka qire te teme ty o-i pa emeri-i ridhjerjes sa i therrisnit -Baba-Stalini-.Motren dhe gruan po ta shkerdhejne -drogaxhinjte e Partise,sojin dhe fisin-po ta kuvellim ne.Dhe prape therrisni te rroje Partia-Baxhellat e ridhjerjes o moter dhe grua qire kane dale me parrullen -nderin e japim Edvinin -jo.Ju pederastet-mavi-po e leshoni bythen azat tek c’do njeri duke ju lepire topet per te votuar moter dhe graqiret tuaj.
    —————————————————————keto jane haberet e dites-
    ———————————————————————————-na ndiq ne haberet e -akshamit-o grua qire .
    edhe nje here po ta rikujtoj silli ketu ato -kurvat ne -DUKAT-QE T’JU FUTIM NJE -ASTALLEK-TE GJATE .Motren dhe gruan ma sill per dore qe te me bejne me pare nje -GOJORE-Te faleminderit per mirkuptimin.

  17. Perpors statures se tij antipatike, qendrimet skandaloze ne raport me autokracine dhe korrupsionin galopant te qeverise Rama, penalizimin kolonialist te opozites shqiptare zoti Palmer meriton te njejten neveri qe shqi

  18. me falni qe po i quaj disa budallenj i ka mbetur ne goje saliun se do amerika a thua se saliu eshte ne pushtet ai eshte asgje para amerikes ketu problemi eshte sepse ato jane me ato politikane te shantazhueshem si rama lepe peqe yesmene te pa fytyre dhe karakter spiunet pa lek vetem ne shqiperi ka pas

  19. Doli dhe armiku i jashtem qe bashkepunon me revizionistin Rama per te bllokuar zgjedhjet! Lapsi te argeton me artikujt pa emer dhe komentuesit qe ka. S’te le asnjehere pa qeshur.

  20. Mua ky Palmeri me duket sikur vuan nga sindroma down. Mjafton te shikosh foton e tij dhe e kupton menjehere qe dicka me shendetin e tij mendor nuk shkon. Fati yne i keq eshte qe ne Washington, kur vjen puna per vende te vogla si Shqiperia, caktojne diplomate idiote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *