• |
ide | kryesore

Protesta/ Sa kafshë ka shfarosur deri tani Bashkia e Tiranës?

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Me shumë gjasë, protestat e ditëve të fundit para Bashkisë së Tiranës nuk i keni parë, sepse asnjë media nuk i transmetoi grumbullimet e dhjetëra apo qindra qytetarëve që dolën në rrugë për të denoncuar vrasjen sistematike të qindra kafshëve sipas një programi të paracaktuar në Klinikën Veterinare të Agjensisë Kombëtare të Konsumatorit.

Gjithçka nisi nga një incident në Kashar, ku punëtorët e Bashkisë nisën një aksion kundër kafshëve të rrugës dhe filluan të tërhiqnin zvarrë qentë për t’i ngarkuar në një kamion, që do t’i transportonte drejt Klinikës Veterinare. (VIDEO ME POSHTE)

Por me njërën prej kafshëve, ata gabuan. Qeni i sterilizuar i përkiste një qytetareje, e cila i ka ndalur duke protestuar me ulërima dhe duke qarë për këtë veprim.

Video u bë virale në rrjetet sociale dhe zgjoi reagimin e dashamirësve të kafshëve që kthyen sytë nga Klinika Veterinare e Agjensisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, vendi ku ndodh eleminimi i qenve.

Pamjet e publikuara në vitin 2018, tregojnë një panoramë horrori. Kafshët e vrara dergjen kudo nëpër korridoret e klinikës, në varësi të Bashkisë së Tiranës, ndërsa nëpër kafazet e mbetura bosh ka shenja gjaku. Më poshtë mund të shihni videon e publikuar nga CNA.al dhe që tregon masakrën mbi kafshët e rrugës, në Klinikën Veterinare.

Denoncimi para tre vitesh nuk pati asnjë përgjegjës, megjithëse video horror u shoqërua me denoncimin për shifrat abuzive që shpenzoheshin gjoja për sterilizimin e kafshëve.

Në korrik të po atij viti, ishte emisioni Stop që denoncoi se si qentë e ngordhur që nxirreshin nga Klinika Veterinare hidheshin më pas në landfill. Edhe aty provat tregonin një program të mirëmenduar të eleminimit të kafshëve, të organizuar nga Bashkia e Tiranës.

Lexo edhe: FOTO&VIDEO/ Fushata e Veliajt për shfarosjen e qenve endacakë në Tiranë

Pikërisht për këtë arsye, protesta fillestare u drejtua në Klinikën Veterinare.

Pas kësaj, qindra vetë janë mbledhur para bashkisë së Tiranës për disa ditë me radhe me thirrjet që vrasja e kafshëve të ndalet dhe Erion Veliaj të mbajë përgjegjësi për atë ç’ka ndodh. Qytetarët dolën në protestë bashkë me kafshët e tyre dhe kërkuan transparencë për fondet që deklarohen për sterilizimin dhe që janë disa qindra mijëra euro.

Sipas protestuesve, në vend që paratë të përdoren për sterilizimin, ato vidhen dhe kafshët vriten duke u injektuar në trup lëndë helmuese.

Por si u përgjigj Erion Veliaj protestës?

Fillimisht në mediat e kontrolluara nga Bashkia dolën lajme të rreme, sipas të cilave një pitbull kishte kafshuar një fëmijë, duke i rrezikuar jetën. Titujt janë përgënjeshtruar nga shoqata Animal Rescue Albania, që kanë vazhduar të denoncojnë drejtpërdrejt Erion Veliajn për masakrën e kafshëve në Tiranë.

Nuk munguan as sulmet personale. Erion Veliaj nxorri mesazhet që moderatorja e Oraneës, Roza Lati, i kishte dërguar më parë duke iu ankuar për kafshët e rrugës. Roza Lati ishte një nga protestueset . (Linku më poshtë).

Para 1 viti ankohej e alarmuar te Veliaj për qentë e rrugës, sot Roza Lati “shitet” si mbrojtëse e tyre: Kam frikë, më sulmojnë përditë një bandë qensh te Liqeni

Reagimi i Veliajt ndaj protestuesve është një kundërsulm, por nuk është një përgjigje. Bashkia e Tiranës sot nuk ka asnjë përgjegjës për atë që ndodh në Klinikën Veterinare, një institucion shtetëror ku ndodh helmimi i rregullt i kafshëve, ndërkohë që paguhen para për sterilizimin e tyre.

Në vend të drejtohet gishti tek personat fajtorë për pamjet makabër që janë publikuar në media, Veliaj e devijon debatin me lajmet e rreme, ose tek mesazhet private në celularin e tij. Këto spërdredhje nga argumentat dhe e vërteta, vërtetojnë se shfarosja e kafshëve ka vetëm një autor dhe ai është Erion Veliaj.©Lapsi.al



16 Comments

  1. Nuk e kuptoj pse nuk reagojne per te drejtat e njerezve keta njerez kur ju shembet shtepia kur ju grabitet prona?

  2. Te jesh shtazarak kur je nje kafshe eshte normalitet , por te jesh shtazarak kur je human eshte absurditet .
    Kafsha perdor kafsherine per mbijetese , po njeriu pse e bene ? Te sillesh ne kete menyre monstruoze , kafsherore dhe shtazarake kunder qeneve bastard atehere lind pyetja kush eshte bastardi ne kete mes , qeni apo lejfeni?

  3. 1. Bashkia e Tiranes per here te pare ngriti struktura per kafshet e rrugeve, dhe duhet falenderuar.

    2. Video ne fjale ishte gabim njerezor. Pike. Lereni aty.

    3. Po vdesin NJEREZ more qytetare te shqetesuar, ne Spitale, rrugeve dhe ne shtepi se Nuk Kane PARA dhe nuk marrin sherbim. Rilindja jep para me Koncesion per maskaralleqe ne shendetesine e NJEREZVE, DHE JU MAJMUNE protestues nuk keni Kohe te merreni shendetesine e njerezve.

    Ne fushate jemi, dhe asnje nuk flet per Shendetesine. Cfare prioritete na nxjerrin keta.

  4. Jeni portali me karagjoz ne bote!
    Beni nje lajm per te ballancuar premtimet kriminale te LSI per heqjen e ligjit per mbrojtjen e kafsheve te egra dhe lejimin e gjuetise tyre mbasi Shqiperia humbet shume para nga turizmi i kesaj masakre.
    Ne Shqiperi jane zhdukur te gjitha kafshet e egra perfshi edhe Shqiponjen, simbolin e saj dhe nderkohe si portal plehrash qe jeni shqetesoheni per per qente e plehrave.

    Dhe nje kuriozitet; diku nga fundi i viteve 1960 apo fillimi i viteve 70, shoku Shefqet Peci u dergua nga partia ne Amerike ku qe andej i shkruante dikujt:
    “……….More, Amerika na qenka nje vend ku rosat e egra qenkan me te buta se rosat tona te buta!…….”

    Dhe kjo eshte 100% e vertete. Ndersa ne vrasim edhe pelikanet unikale te botes qe vijne nga shtegtimi ne Karavasta.

    1. SA HERE QE KAPENI ME PRASE NE BYTHE JU GJITHMONE RELATIVIZONI NGJARJEN DHE THONI DE NE BOTE KA SHUME BYTHQIRA DHE SUFLLAQEXHINJ MAVI

  5. Jeni portali me karagjoz ne bote!
    Beni nje lajm per te ballancuar premtimet kriminale te LSI per heqjen e ligjit per mbrojtjen e kafsheve te egra dhe lejimin e gjuetise tyre mbasi Shqiperia humbet shume para nga turizmi i kesaj masakre.
    Ne Shqiperi jane zhdukur te gjitha kafshet e egra perfshi edhe Shqiponjen, simbolin e saj dhe nderkohe si portal plehrash qe jeni shqetesoheni per per qente e plehrave.

    Dhe nje kuriozitet; diku nga fundi i viteve 1960 apo fillimi i viteve 70, shoku Shefqet Peci u dergua nga partia ne Amerike ku qe andej i shkruante dikujt:
    “……….More, Amerika na qenka nje vend ku rosat e egra qenkan me te buta se rosat tona te buta!…….”

    Dhe kjo eshte 100% e vertete. Ndersa ne vrasim edhe pelikanet unikale te botes qe vijne nga shtegtimi ne Karavasta.

  6. Asgje nuk keni thene per njerezit qe ka vrare Berisha ndersa ju vjene keq per ca qen te rrugeve dhe te infektuar me semundje

  7. O Llazi Myzeqari ruhu se te cau lepri re ,mos u merzit re Llazi se ju kur shkoni ne lufte thoni se cfar ere vjen gjaku kur merni pergjigjen era mut ,pastaj thoni se jeni plagosur.

  8. bashkia do i zhduki qente ne dt 25 Prill nga Sali shpella e Lyl Suma te Ilir Muti e kurva e tij ,baxhella e shallvareve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *