• |
ide | kryesore

Rama kërcënon me mbyllje: Mitingjet e PD, turp i madh që po rrezikojnë infektimin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish opozitën duke i cilësuar tubimet e saj një turp që po rrezikon shtimin e infektimeve dhe që mund ta çojë vendin në një tjetër mbyllje.

“Vaksimi masiv cenohet pa distancimin, që duhet të shkojë paralelisht dhe këto vatra të nxehta infektimi për motive të ulëta politike, rrezikojnë ta godasin pas shpine Shqipërinë, teksa po i afrohemi çdo ditë daljes nga tuneli i pandemisë!

Kosova po e paguan shtrenjtë fushatën elektorale me njerëzit ngjitur njëri pas tjetrit dhe rreziku i rimbylljes është rishfaqur; Malit të Zi fushata i kushtoi një rritje masive infektimesh, plagosjesh e humbje të jetëve; Maqedonia e Veriut po shkon drejt rimbylljes për mungesë vaksinash dhe ndërkohë vende të tjera më të mëdha po vuajnë shtrëngimet, teksa vazhdojnë vaksinimin që për shkak të numrave të mëdhenj nuk po jep ende efektin e vet!

Shumëkush e relativizon dëmin e madh shëndetësor që po mbjellin këto mitingje të papërgjegjshme, disa më shajnë e i përqeshin këto postime të miat, të tjerë flasin përçart për uragane imagjinare apo braktisje të Partisë Socialiste nga populli, por unë do të këmbëngul deri në fund:

Këto mitingje janë turp i madh, papërgjegjshmëri dhe mungesë karakteri e lidershipit opozitar! Janë fytyra e vjetër e antishtetit dhe e rrumpallës antiqytetare të PD-së! Po mbi të gjitha janë rrezik shumë i madh për shëndetin e njerëzve dhe sabotim i hapur i luftës sonë kombëtare kundër Armikut të Padukshëm!

Ky armik nuk pyet për parti e për politikë, godet ku të mundet dhe teksa ne po vaksinojmë pa i ndarë shqiptarët, duke luftuar çdo ditë për ta e me ta si një trup i vetëm, unë ju bëj thirrje të gjithëve:

Politika le të na ndajë, po lufta për jetën, shëndetin dhe Shqipërinë përballë virusit vrastar duhet medoemos të na bashkojë!” – shkroi Rama në Facebook. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Eshte me te vertete e cuditshme se si nuk e mendon vetem per nje cast se cfare halli ka nje popull i

    tere qe nuk merr parasysh rrezikun e jetes nga virusi . Cfare i ka bere ai popullit qe rrexikun nga

    pandemia e konsiderojne shume me te vogel se rrezikun nga pushteti i tij ? Cdo njeri qe nuk i jane

    zene syte nga pushteti dhe paraja do ta kuptonte pergjigje. ja psh nje nga pergjigjet : Per vetem 27 euro

    ka derguar ne burg dhe ne varr kkryefamiljarin kurse per vete qe i ka shkaktuar nje dem shtetit

    110 milion euro ose 40 MILION HERE me shume jo vetem qe e quan veten te paprekshem nga ligji

    por nuk kerkon as ndjese.

    1. Edhe ju ripjerdhësit vaksinohuni që të shkoni në pidh të Anetës dhe ne shpëtojmë edhe nga Çeçenët dhe nga bythqirat mavi!

    2. Shqiperia faktikisht pastrohet kur t’ju qihet nena sufllaqeve si puna jote qe i boni fresk nje diktatori psikopat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *