• |
ide | kryesore

Rama në Kolonjë: Biznesmenët i shohim si aleatë të mëdhenj, do e ndihmojnë ekonominë shqiptare

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur nga Kolonja për një mandat të tretë të PS dhe objektivat.

Rama thotë se Shqipëria mund të bëhet një kampione e turizmit në Ballkan, teksa ka shprehur hapur mbështetjen për biznesmenët që i quan si aleatët e mëdhenj me të cilët ekonomia shqiptarë do të ngrihet lart e më lart.

Për Ramën, vetëm PS mund t’ia dalë pasi PD ka dalë me një menu dëshirash ndërkohë që e vetmja gjë që po bën sipas tij është të infektojë njerëzit rrugëve.

“Biznesmenët i shohim si aleatët e mëdhenj, si krahët që do e ndihmojnë ekonominë shqiptare lart e më lart. Infermierët, mjekët e mësuesit nuk i mbron njeri tjetër si PS. Iku koha kur i hidhnin si topa leckash, si njerëz që ishin më pak të aftë që s’kishin as arsim përkatës, por vinin nga rruga e kishin kartat e asaj partie tjetër.

Po interesat e fermerëve kush i garanton më mirë se PS. Mjafton të shikojmë pikat e agroturizmit, ishte fushë e panjohur, ka filluar të jetë embrioni i një industrie të re, fitimprurëse, komplomentare. Shqipëria kampione e turizmit në Ballkan nuk është utopi, por e dukshme e prekshme sa ai dielli që unë shoh tani. Na duhet punë, shumë punë, shumë këmbëngulje për t’i arritur, të jeni të sigurt që do ia arrijmë. Transferojmë qendrat urbane si dita natën. Ça ishte këtu më parë? Një vend nga ku donin të gjithë të iknin, kaloje e s’dije ku të ndaloje. Shumë vizitorë do të vijnë. Kemi rritur eksportet bujqësore. Falë punës së madhe, për të hapur rrugët e ujitjes, që ishin bllokuar nga llumi i dekadave. Vetëm një forcë mund t’ia dalë, PS, të tjerët janë ata që çdo ditë infektojnë. Kanë dalë rrugëve me demek një program, menu dëshirash, je i punësuar po, do të ulim sigurimet, je pensionist, do të rritim pensionin. Dmth ulim prodhimin e qumështit, ngremë atë të djathit. Shëndetësia, do ishim bërë gazi i botës me ato magazina.

Tani duhet të hedhim një hap tjetër të madh”, tha Rama.



4 Comments

  1. Duket qe eshte komunist..Biznesi nuk e “ndihmon” ekonomine o klluf..Biznesi , ne kapitalizem, ESHTE ekonomia..

  2. Bisnesi aleti inë thotë kumanndari!!Po ti mor ditzi e shkatërove komplet.Sidomos me covidin.Asnjë dëmshpërblim.I falimentove duke favorizuar vetëm të tutë.

  3. Mor po ti je hipokrit orgjist po jo me gjate se dje me erdhi fatura per siguracionit per tre 3-muaj dhi i kishe rritur me 14% mor orgjist une e di cfar don ti ti ske punuar nje dite ne jeten tende ti meriton izolim sepse vetem te keqe ndaj njerzimit shperndan.

  4. Per ke bisnese e ke llafin per ato qe I ulni aksionet ju per hater te evazoreve italian , qe jeni kail te boheni me te huajte dhe shkelni shqipetaret e ndershem ??? Qe QKR ul % e aksionereve sipas deshires dhe te tregojne gjykaten ??? A qeveri prostimalliste , a sekti Ndraghetes ,te zent sida ose kalofsh ne overdoz .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *