• |
ide | kryesore

Video/ Champions, Real sheh gjysmëfinalen me një Vinicius rekordmen: dramë në Etidah, Guardiolën e shpëton Foden

-Instant, F1, Sport, Video

Në ndeshjet e para cerekfinale të Champions League, Real Madrid e Manchester City marrin fitoret e para, edhe pse është më tepër siguruese për Blancos se të besuarit e Guardiolas. Në fakt, merengues kalon 3-1 Liverpool e shohin kualifikimin në gjysëmfinale. Në Valdebebas protagonisti madh është Vinicius me një dygolësh. Reds, paguan gabimet e shumta difensive, por mbetën në jetë falë Salah (51′), për kthimin pas 6 ditësh në Anfield. Në Etihad ndodh gjithcka 5 minutat e fundit, kur Dortmund barazoi golin e hershëm të De Bruyne, por pësoi në shtesë golin vendimtar të Foden.


REAL MADRID 3-1 LIVERPOOL
Sezoni i Real Madrid nis të marrë një kthesë intersante. Liga është ende e hapur (e tani është el Clasico), rruga drejt gjysëmfinales së Champions në zbritje falë 3-1 ndaj Liverpool me firmat e Vinicius (dygolësh) e Asensio. Nëse finalja e 2018 në Kiev ishte vendosur nga gabimet e portierit Karius, këtë herë ishte paaftësia e mbrojtjes angleze (e një Alisson jo i pakapshëm në golin e tretë) që fuste ujë nga të gjitha anët, sidomos në pjesën e parë. E Real Madrid përfitoi. Për Liverpool humbja e katërt në katër sfidat e Champions kundër spanjollëve e rruga është krejt në ngjitje. Në një ndeshje spektakolare, ritmike e me përmbysje frontesh, diferencën e bënë detajet. Ashtu si e bëri Vinicius Junior në minutën e 27, kur finalizoi një kundërsulm brilant të Real Madrid. Goli i pestë sezonal për brazilianin, që e bëri Klopp të kujtojë sa i mungon qendërmbrojtësi i tij Van Dijk. Real Madrid mori kontrollin e lojës në Valdebebas dhe shënoi edhe golin e dytë, ndaj një Liverpool, dukshëm në vështirësi në mbrojtje. Këtë herë është Asensio që dha spektakël mes fanellave të Reds, duke ndëshkuar Alisson për herë të dytë në minutën e 36. Zidane duket se kishte gjetur ekuilibrat e duhur mes reparteve, për të mbuluar mungesat e rëndësishme të Ramos e Varane, gjë që nuk mundi ta bëjë Klopp, edhe pse Liverpool ndryshoi sjellje në pjesën e dytë, ndoshta me direktivat e teknikut gjerman në dhomat e zhveshjes. Reds shënuan një gol shumë të rëndësishëm në minutën e 51, duke u rikthyer në lojë. Një aksion fantastik i nisur nga portieri dhe finalizuar nga Salah, që në mungesë të Sergio Ramos mori hak ndaj Blancos për atë dëmtim të pësuar në finalen e dy viteve më parë. Real Madrid stabilizoi distancën e sigurisë, duke shënuar edhe golin e tretë përballë Liverpool, edhe pse goli i shënuar nga Reds vazhdon të mbetet me peshë. Vinicius Junior zgjidhi problemet e Zidane, këtë herë duke treguar aftësitë e një qendërsulmuesi tipik. Braziliani u bë braziliani më i ri (20 vjec e 268 ditë) që realizon më shumë se një gol në fazën me eleminim direkt në Champions League, duke kaluar rekordin e mëparshëm të Kaká kundër Deportivo La Coruña në 2004.





MANCHESTER CITY 2-1 BORUSSIA DORTMUND
Parashikim i respektuar, por sa vuajtje për Manchester City, që zgjidh ndeshjen e parë të sfidës së dyfishtë të Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmund vetëm në fund, me një fitore që erdhi më shumë si rezultat i aftësisë për të përfituar nga mundësitë e pakta në dispozicion se rrjedhojë e lojës. Është e qartë se, edhe kur lojtarët e Guardiolas vuajnë peshën e shumë angazhimeve të afërta, mjafton një gabim i vetëm që kundërshtarët të kapitullojnë: nuk është rastësi, në këtë kuptim, që pas 19 minutash lojë erdhi avantazhi i Citizens në fund të një veprimi të iniciuar nga një gabim i Emre Can, me Kevin De Bruyne i cili, pas një vrapimi drejt zonës, mori pasimin e fundit nga Mahrez për 1-0 në Etihad. Dhjetë minuta pas golit, u duk se ishte mundësia për të dyfishuar: arbitri Hategan fishkëlleu penalltinë që më pas e anulloi Var. Rreziku kaloi dhe verdhezinjtë në minutën e 37 barazuan rezultatin, por arbitri e konsideroi faull ndaj Ederson ndërhyrjen e Bellingham që i mori topin. Protestat e forta të anglezit të gjermanëve dhe të të gjithë ekipit të Edin Terzic nuk ndryshuan mendimin e arbitrit. Pas pushimit, ekipi mik vazhdoi ta provojë: Haaland, në hije në pjesën e parë, i shkoi pranë barazimit në kundërsulm, në minutën e 48 (këtë herë portieri brazilian ishte më se efektiv), ndërsa fiton një goditje të lirë në pozicion të rrezikshëm në të 62’, por Reus goditi barrierën. Kapiteni i Borussias, megjithatë, nuk bëri asnjë gabim në minutën e 84, kur mori filtrin e shkëlqyer të norvegjezit dhe mundi Ederson në dalje. Një rezultat i papritur, një barazim që pothuajse do të vlente një fitore sepse u mor jashtë duke shënuar një gol: por gjermanët harruan Phil Foden, i cili në të 90 ‘mori topin në zonë nga Gundogan dhe nuk gaboi fare pranë Hitz, duke realizuar një 2-1 që do të zgjasë deri në fund të katër minutave të rikuperimit. City fiton por në ndeshjen e kthimit, të mërkurën në 14, skuadra e Mançesterit nuk mund të ketë asnjë siguri: në fakt, Borussia duhet të fitojë vetëm 1-0 për të bërë një goditje dhe për të fituar një vend në gjysmëfinale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu