Real Madrid e Liverpool kërkojnë rezultatin që në cerekfinalen e parë të Champions League. Në një ndeshje spektakolare, ritmike e me përmbysje frontesh, diferencën e bëjnë detajet. Ashtu si e bëri Vinicius Junior në minutën e 27, kur finalizoi një kundërsulm brilant të Real Madrid. Goli i pestë sezonal për brazilianin, që e bëri Klopp të kujtojë sa i mungon qendërmbrojtësi i tij Van Dijk.