• |
ide | kryesore

Zgjedhjet e 25 prillit dhe Reforma në Drejtësi/ Palmer takime virtuale me Metën, Ramën dhe Bashën

-Instant, Lajme, Të fundit



Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA Mathew Palmer do të zhvillojë një takim virtual me krerët e politikës në vendin tonë. Lajmi është ndarë nga Ambasada amerikane në Tiranëm në një njoftim që shkruan se zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA, Matthew Palmer pritet të bisedojë me Presidentin e Republikës Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Po ashtu në agjendën virtuale të Palmer është edhe një takim me krerët e refomës në drejtësi.

“Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Matthew Palmer do të zhvillojë sot një “vizitë virtuale” në Shqipëri. Ai do të takohet me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Basha për të diskutuar mbi përparësitë e Shteteve të Bashkuara, përfshirë pritshmëritë për zgjedhjet e 25 prillit. Zv.Ndihmës Sekretari Palmer do të takohet gjithashtu me kampionët e reformës në drejtësi. Ai do ta përfundojë vizitën e tij me një tryezë të rrumbullakët me gazetarë, të cilët kanë marrë pjesë në programet e shkëmbimit dhe trajnimit të SHBA”, shkruan Ambasada.



6 Comments

  1. Eshte bere keq per lek.Dhe ju keni nje te keqe te madhe nga anet tuaja. Nuk ngopeni kurre dhe vetem shtoheni ..

  2. Bobo doli ky klasiku Bobo ky hajdut ordiner nese Basha takohet me kete duhet te jap dorheqeje duhet te largohet nga PARTIA DEMOKRATIKE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *