• |
ide | kryesore

Akuzoi kontrollorët për pagat/ Shikoni sa para mori Balluku në krye të Albcontrol

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku foli me tone kërcënuese dhe shantazhuese ndaj kontrollorëve të trafikut ajror, të cilët shpallën një grevë, për shkak të uljes së pagave prej më shumë se një viti, si edhe probleme të tjera të pashqyrtuara nga qeveria.

Balluku, krahas kërcënimeve me polici dhe humbje të vendit të punës, ironizoi punonjësit e “Albcontrol” për nivelin e tyre të pagave.

“A duhet marrë peng vendi për ta pasur rrogën 4400 dollarë”, tha Balluku, e cila shtoi se paga e kontrollorëve është ulur në 2490 dollarë, për shkak të efekteve të pandemisë.

Ministrja nuk e përmendi faktin se pagat e punonjësve të “Albcontrol” miratohen nga Bordi, pjesë e të cilës është edhe vetë Balluku.

Ajo zgjodhi të përdorte shifrat e pagës së kontrollorëve, për të hedhur në publik shashkën që grevistët ankohen për rrogat, megjithëse e kanë shumë herë më të lartë se sa mesatarja e të punësuarve në Shqipëri.

Por, ministrja Balluku, prej vitesh, ka qenë përfituese e drejtëpërdrejtë e pagave marramendëse nga “Albcontrol”, kur e drejtoi këtë institucion prej vitit 2013 deri në vitin 2018.

Referuar të dhënave të deklaratave të pasurisë, Belinda Balluku, në cilësinë e titullares së “Albcontrol” ka marrë nga 60 milionë lekë të vjetra deri në 77 milionë lekë të vjetra në vit, me një pagë mesatare mbi 6 milionë lekë të vjetra në muaj.

 

Më konkretisht, në vitin 2014, Belinda Balluku, në cilësinë e drejtoreshës së “Albcontrol” është paguar me një pagë vjetore në vlerë rreth 63 milionë lekë të vjetra.

Kjo shifër është ndër më të ultat në pagën e Ballukut në “Albcontrol”.

Një vit më pas, në 2015, Belinda Balluku arkëton, vetëm nga paga, rreth 67 milionë lekë të vjetra.

Në 2016, të ardhurat e Ballukut kapin shifër stratosferike për një zyrtar shteti-plot 77 milionë lekë të vjetra.

Në dy vitet e mëpasme, në 2017 dhe 2018, Belinda Balluku është paguar respektivisht me 63 milionë dhe 66 milionë lekë të vjetra.

Dhe më e çuditshmja vjen më pas. Balluku vendos të largohet nga rroga e majme, për t’u mjaftuar vetëm me pagën rreth 16 milionë lekë të vjetra në vit si Ministre e Infrastrukturës.

Si ka mundësi që të lëshonte një pagë mesatare 70 milionë lekë në vit, për një tjetër rreth 5 herë më të ulët?

Ndoshta, është ndjerë keq që u ka marrë shuma gjigande shqiptarëve apo ndoshta ka pëlqyer të provojë postin e ministrit, megjithëse kjo do t’i sillte ulje drastike në të ardhurat zyrtare.

MARRË NGA BOLDNEWS

 

 



6 Comments

  1. Po dhe ju te Lapsit beni nje interpretim koti. Ne kemi hallin e vaksinave dhe te cojme punet deri ne fund. Pune e madhe se po vjedhin pak. Ka rendesi qe po luhet mendja e popullit si rulete..Nuk funksionon asgje, do funksionoje shteti dhe drejtesia me kriminela hajde hajde..

  2. Po ndodh sepse Edi Rama ka vendosur të heqë nga puna njerëzit e Ilir Metës dhe Sali Berishës aty; që janë njerëz të afërt ose klientë të rëndësishëm të partive të tyre.
    Një person në Albkontroll, kontrollon realisht më shumë se 200 vota për PD-në e LSI-në. Por nga ana tjetër janë syri e veshi i shefave të tyre për aferat që kalojnë nga avionët e dyshimtë, e deri tek salla VIP e aeroportit të Rinasit.
    Kjo qelizë e rëndësishme e strukturës shtetërore është realisht një nga qendrat e kancerit të abuzimit, korrupsionit, nepotizmit, klientelizmit dhe degradimit të marrëdhënies së shtetit shqiptar me administratën e tij.
    Në vite ANTA e sot Albontrolli u kthye në një “strehë pëllumbash”, në qeliza kulisash dhe vend krushqish të pjesës së elitës më çibane të shtetit shqiptar.
    Mjafton të shikohet organigrama dhe lista e borderove të Albcotrol, për të parë marrëdhëniet e gënjeshtra që lidhin politikanët e mëdhenj me njëri –tjetrin.

  3. Problemi i trajtimit të kontrollorëve të kullave të aeroporteve ndërkombëtarë, nuk mund të jetë një problem i kufizuar vetëm shqiptar por ësht një problem ndërkombëtar.
    Nëse kontrollorët e aeroportit të Rinasit paguhen për çdo muaj mbi 4 mijë euro e nga 380 ditë të vitit punojnë vetëm 200 ditë, ky është një tregues i përgjegjësisë së madhe që kanë ata në kurriz e nuk është një favor i pamerituar
    Dëgjova mbrëmë pjesërisht debatet në televizionet shqiptare për këtë ngjarje dhe më erdhi për të vjellë kur dëgjova Baton Haxhinë që akuzonte personelin e kontrollit ajror se kanë bërë një veprim antikombëtar duke rrezikuar sigurinë kombëtare.
    Dhe kush na qenka “patrioti i madh” që luftokërka për interesat kombëtare ?
    Baton Haxhiu që doli me hartën e pretenduar sërbe për ti shkëputur Kosovës pjesën më të pasur të saj.
    Nuk dëgjova asnjë nga antarët e paneleve të këtij debati, që të bënte pyetjen e thjeshtë :
    Sa paguhen kontrollorët e aeoroporteve ndërkombëtare në të gjithë botën, dhe në cilin vend të botës ju janë përgjysmuar pagat këtyre komtrollorëve, duke e arsyetuar me pandeminë ?
    Sigurisht që në Shqipëri ku paga mesatare është diku në 400 euro në muaj, ata që marin 5 euro në ditë, “revoltohen” që kontrollorët ankohen se ju është përgjysmuar paga.
    Por ky është një gjykim me prapavijë mendësinë komuniste.
    Po pse pagat e ushtarakëve në vendet e NATO-s janë më të larta ?
    Fiton vërtetë Bill Gates qindra miliona dollarë në muaj, por sa miliona njerëz janë punësuar e paguhen nga kompanitë e tij ?
    Nuk habiten disa shqiptarë kur dëgjojnë që bandat kriminale paguajnë deri 50 mijë euro për të vrarë një kundërshtar të tyre, kanë zili që paguhen shumë ata punonjës që që mbrojnë jetën e mijra personave.

  4. “””Si ka mundësi që të lëshonte një pagë mesatare 70 milionë lekë në vit, për një tjetër rreth 5 herë më të ulët?”””
    Kjo eshte pyetje 100 milion dollarshe .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *