• |
ide | kryesore

Basha me mësuesit në Elbasan: Asnjë pagë nën 700 euro, mos u trembni nga presioni i Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryedemokrati Lulzim Basha ka takuar ditën e sotme një takim me mësues dhe arsimtarë në qytetin e Elbasanit. Në fjalën e tij, Basha tha se iu përgjigj deklaratës së Edi Ramës, për mësuesit dhe infermjerët. Basha tha se këta të fundit nuk duhen përdorur si vegla për marrjen e pushtetit, dhe i garantoi se pas 25 prillit në vend do të vijë ndryshimi.


“Dua ta nis me një reflektim të cilin pata mundësinë ta bëjë vetëm dje shkurtimisht gjatë një programi televiziv, në përgjigje ndaj një prej deklaratave më të që ka bërë ndonjëherë nga një kandidat për kryeministër e aq më pak një kryeministër në detyrë apo në ikje. Kur nga errësira, jo vetëm e automjetit luksoz me të cilin udhëtonte por edhe nga errësira e shpirtit përsëriti të njëjtën vepër penale si katër vite në parë në raport me policinë e shtetit, ku kërcënoi mësuesit shqiptarë, mësueset shqiptare por edhe infermierët shqiptare me vendin e tyre të punës.


Dhe gjej rastin nga Elbasani i normales, i normales pra, i shkollës së parë të mesme pedagogjike të shoqërisë shqiptare, të kombit shqiptar por edhe nga Elbasani i normales në kuptimin e thjeshtë të fjalës. Elbasanit që do, është i etur për normalitet, për pozitivitet, për ndryshim, për një fillim të ri se ajo që po vjen është në një ndryshim, është një fillim i ri por është ndryshimi për të cilin janë të etur të gjithë mësuesit shqiptar pavarësisht prej bindjeve politike. Është ndryshimi ku nuk do të përdoren më si mish për topin e pushtetit të radhës, është ndryshimi ku do të garantohen në vendin e tyre të punës për shkak të meritës aftësisë dhe për shkak të për përkushtimit për ti shërbyer fëmijëve shqiptar.

Prindërit e dytë të fëmijëve shqiptar jo vetëm nuk do të cenohen nga ky ndryshim por gjithë esenca e ndryshimit që ne do të sjellim për arsimtarët shqiptar është çlirimi psikologjik nga stresi, nga represioni që e dëgjoi e gjithë bota përmes kasetave të Bild-it që ky pushtet ushtroi dhe ushtron presion ndaj arsimtarëve edhe në ditët e tij të fundit, por edhe çlirimi nga varfëria, sepse sot jeni arsimtarët më të varfër të rajonit. Ndërkohë që qeverisja e mëparshme, e jona e bëri realitet, madje e tejkaloi premtimin për të dyfishuar rrogat e arsimtarëve.

Rritja deri në janar për arsimtarët shqiptarë nuk kalonte 5 mijë lekë të vjetra dhe rritja e janarit është një rritje elektorale, një premtim elektoral me efekt pothuajse të pandjeshëm në raport me rritjen e çmimeve me të cilat duhet të përballeni si prindër, si bashkëshortë, apo si prindër të ardhshëm për ata që nuk e kanë krijuar akoma familjen e tyre. Pra mesazhi im është fare i thjeshtë dhe i qartë. Injorojini gërr-vërret e fundit të një njeriu që e la arsimin dhe arsimtarët në baltë. Këtë ia drejtoj edhe infermierëve shqiptarë edhe mjekëve shqiptarë. Ndryshimi për infermierët shqiptarë, edhe mjekëve shqiptarë.

Basha në fjalën e tij gjithashtu tha se kur të vij në pushtet do të rrisë rrogat për mësuesit dhe infermjerët me 15% çdo vit, si dhe do të përmirësojë kushtet e punës në mënyrë që tu kthehet dinjiteti i munguar.

“Ndryshimi për infermierët shqiptarë do të thotë rritje rrogash për infermierët dhe për mjekët shqiptarë që është e domosdoshme për ti mbajtur në Shqipëri. Sepse emigracioni i tyre na komprometon dyfish, njëherë si emigracion dhe njëherë si pakësim i stafit mjekësor, jo vetëm në kohën e pandemisë por edhe në kohën kur të gjitha sëmundjet kronike dhe të sëmurët kronikë po vuajnë pasojat e kolapsit total të sistemit shëndetësor. Të njëjtën thirrje i bëj dhe arsimtarëve shqiptarë. Angazhimet tona janë të qarta. Ne do të rrisim rrogat e arsimtarëve në sistemin para universitar 15% çdo vit. Që i bie afërsisht një rritje me 60% në fund të 4-vjeçarit.

Nuk do të ketë pedagog, nuk do të ketë arsimtar me pagë nën 700 Euro. Ky është objektivi tjetër që ne i vëmë vetes pas dyfishimit të pagave që i bëmë mësuesve shqiptarë gjatë kohës së qeverisjes. Dhe njësoj siç e mbajtëm fjalën atëherë ju garantoj që ky do të jetë një zotim që do të përmbushet 100% për mësuesit shqiptare. Një angazhim të ngjashëm kemi dhe për pedagogët e universiteteve. Të gjitha këto janë angazhime të buxhetuara siç janë të buxhetuara dhe angazhimet për infermierët dhe për mjekët shqiptarë.

I vetmi që duhet ti trembet dhe i trembet këtij ndryshimi është njeriu që ju mbajti peng për 8 vite me radhë me premtime boshe, me rritje rrogash që nuk u bënë kurrë realitet, me kushte të vështirësuara pune, me shkolla që mbylleshin, me rënien në fund të indekseve të Pizës dhe të Shangait të arsimit shqiptar dhe natyrisht këtë e keni vuajtur ju, e kanë vuajtur fëmijët e shqiptarëve, e kanë vuajtur familjet e shqiptarëve. Shoqëria nuk mund të ecë përpara pa garantuar shëndetin dhe arsimin.

Jo rastësisht edhe shpenzimet më të fuqishme publike të buxheteve tona dhe me planin tonë do të jenë në këto 2 shtylla. Për arsimin në veçanti fëmijët tanë, fëmijët e shqiptarëve, e ardhmja e tyre do të kenë një mbështetje të pa precedentë në këto 30 vite. Ju e dini unë i kam kushtuar një kohë shumë të madhe së bashku me ekipin tonë të arsimit planin dhe platformës sonë për reformën në arsimi dhe kemi gjetur në të gjitha përcaktimet tona edhe mbështetjen e partnerëve tanë kryesisht të BE-së.

Nuk do të lodhem së përsërituri se nervozizmi i kryeministrit në ikje kur pa Komisionin Europian në një konferencë me kandidatin për kryeministër me universitete europiane nuk zbulon gjë tjetër veçse subkoshiencën, vetëdijen e vetë atij se si i la në baltë 8 vite me rrallë shkollat dhe universitetet shqiptare. Se në fund të fundit çfarë të keqe ka që Komisioni Europian bisedoj me kandidatin për kryeministër të vendit tënd, duhet të gëzohesh. Po nuk gëzon dot nga errësira ku e ka lënë arsimin, nga errësira ku kërcënon këto dy javë të fundit arsimtaret dhe infermierët me vendin e punës. I vetmi që do të largohet nga vendi i punës dhe do të largohet sepse e meriton të largohet sipas gjykimit të shqiptarëve, jo thjesht sipas gjykimit tim, është ai që zhyti Shqipërinë në prapambetjen më të madhe në arsim dhe në fusha të tjera, gjatë këtyre tetë viteve. Ai po.

Në 25 Prill, është dita e largimit të tij! Çdo mësuesi që shërben me përkushtim, çdo mësuesi që vendos interesat e nxënësve dhe zbatimin me rigorozitet të ligjit dhe të detyrave të tij apo saj, i them të rrinë të qetë sepse ndryshim do të thotë, rritje pagash, investime në infrastrukturën shkollore, përmirësim të infrastrukturës shkollore dhe zbatim i planit tonë për zgjatjen e orarit deri në orën 16:00, pasdite, që do të thotë, do të kemi nevojë për më shumë mësues, jo të heqim këta që kemi, por do të kemi nevojë për më shumë mësues, në veçanti në ato fusha që do të kenë të bëjnë me orarin pas shkollor, siç janë gjuhët e huaja, siç është arti dhe kultura, siç janë sportet, siç është digjitalizimi dhe kompjuterët në tërësi. Ky është mesazhi me të cilin doja ta nisja këtë takim, këtu nga zemra gjeografike e Shqipërisë dhe nga qyteti i Normales! Normalizim, respekt, dinjitet dhe pagesa dinjitoze për arsimtarët shqiptarë . Ky është ndryshimi që do të vijë me ne, duke filluar me votën tuaj, në datën 25 Prill!” –tha Basha.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu