• |
ide | kryesore

Basha në Belsh: Nuk i harroj lotët e fermerit. As ju mos i harroni, ndëshkojini me votë (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Pas Peqinit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ndal edhe në qytezën e Belshit ku gjithashtu u prit me shumë entuziasëm.


Duke e konsideruar si një perlë e Shqipërisë, Basha tha se banorët, të rinjtë dhe fermerët e Belshit janë të dëshpëruar. Ai bëri thirrje që t’i bashkohen ndryshimit më 25 prill dhe të largojnë të keqen që shkatërroi ekonominë e vendit, nxiti emigracionin, dhe që e la Shqipërinë në vendnumëro.


“Jo më kot Frashërliu i madh kërkonte ta kishte kryeqytetin e kombit shqiptar. Me shumicën prej jush njihemi prej më shumë se një dekade. Bashkë kemi qenë në ditë të mira kur kemi evidentuar projekte të mëdha të cilat më pas i kemi zhvilluar dhe kanë ndryshuar rrënjësisht, Dumrenë, Belshin, ekonominë tuaj dhe fatet e familjeve dhe fëmijëve tuaj”, u shpreh Basha.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës në Belsh:

“Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra! Mirë se ju gjej të rinj dhe të reja të Belshit dhe të gjithë Dumresë dhe ju motra dhe baballarë dhe në fakt ndihem sikur jam kthyer në shtëpinë time, në Dumrenë e bukur që e dua kaq shumë. Në këtë perlë jo vetëm të Elbasanit, por të të gjithë Shqipërisë.

Jo më kot Frashërliu i madh kërkonte ta kishte kryeqytetin e kombit shqiptar. Me shumicën prej jush njihemi prej më shumë se një dekade. Bashkë kemi qenë në ditë të mira kur kemi evidentuar projekte të mëdha të cilat më pas i kemi zhvilluar dhe kanë ndryshuar rrënjësisht, Dumrenë, Belshin, ekonominë tuaj dhe fatet e familjeve dhe fëmijëve tuaj.

Bashkë kemi qenë edhe në ditë të vështira, në ditët e errëta të goditjes së një pas njëshme të shkelmave që merrte ekonomia e Belshit, e Dumresë, e Elbasanit dhe e gjithë Shqipërisë. Dita duket që në agim e që në vitin e parë mashtrimet e kryeministrit në ikje u ndjenë mbi shpinёn e çdo shqiptari e nё veçanti tё fermerëve tё Dumresë.

Nuk i harroj lotët e dëshpërimit tё atij fermeri i cili kishte shpresuar se premtimi pёr çmimin e duhanit do tё bёhej realitet. Nuk e harroj atё çiftin qё kërrusej nё arё pёr tё mbjell fidanët e trangujve dhe qё ishin hidhëruar sepse e dinin qё me gjithё punën qё kapërcente 14 orë nё ditё jo vetёm qё nuk do tё nxirrnin fitim por nuk do tё lanin dot as borxhin pёr kubikët qё do tё shisnin.

Nuk e harroj njё pasdite kur erdha nё njё takim me ju me rininë dhe pyeta pёr shumë tё rinj e tё reja, bashkudhëtar nё fushatat tona tё mëparshme dhe më thanë kanë emigruar. Unë nuk i harroj, unë e di as ju nuk i harroni me 25 prill mos i falni ndëshkojini me votë shkaktarët.

Ndëshkojini me votë ata që e mjeruan Dumrenë dhe Belshin, që e braktisën Elbasanin, ata që pasi u gërryen, pasi ju vodhën djersën tuaj, pasi ju gënjyen dhe ju vodhën djersën tuaj erdhën dhe u tallën me ju.”

7 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu