• |
ide | kryesore

Basha: Plot 60 mijë vullnetarë mbështesin PD në të gjithë Shqipërinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha publikoi një video në Facebook, ku shfaqet me disa të rinj, e nuk ngurron t’i falenderojë për punën që ata bëjnë.

Basha thekson se në të gjithë Shqipërinë, janë 60 mijë të rinj vullnetar që mbështesin Partinë Demokratike, e nënvizoi se ndryshimi sipas tij, do të ketë fytyrën e të rinjve.

Fjala e plotë:

Sot kam një lajm të mrekullueshëm. Kur isha në makinë duke ardhur tek takimi, më thanë që numri i vullnetarëve, në nivel vendi kaloi 60 mijë. Megjithatë gjithsecili prej jush është i çmuar në vetvete! Kështu që ju falenderoj nga zemra për punën që po bëni dhe ndryshimi do të ketë fytyrën tuaj, do të ketë energjinë tuaj, e do të ketë dëshirën tuaja! Faleminderit shumë për punën!



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *