Demi Lovato ka reaguar së fundmi për gjendjen shëndetësore të reperit DMX.
Këngëtarja ka treguar se u trondit kur mësoi për mbidozën e DMX,dhe u ndje vërtetë me fat që ajo është ende gjallë. Demi u shpreh për mediat se do të flasë në dokumentarin e saj ‘Dancing with The Devil’, për reperin i cili aktualisht ndodhet në koma dhe në gjendje kritike për jetën.