• |
ide | kryesore

Demi Lovato flet për ndarjen nga Max Ehrich : Ishte një vendim i nxituar

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja  Demi Lovato ka folur së fundmi  për herë të parë për ndarjes nga ish i fejuari Max Ehrich në episodin e dokumentarit “Dancing With The Devil”.

Demi ka rrëfyer se vendimi për t’u fejuar me një person që kishte pak kohë që e njihnte ishte i nxituar. Gjithashtu, ajo tregoi se i kishte përjetuar shumë keq akuzat e Max se këngëtarja e kishte përdorur atë për qëllime marketingu. “Unë jam me të vërtetë e trishtuar që gjërat përfunduan ashtu si përfunduan. Lajm i mirë është që unë nuk kam përdorur asnjë lëndë narkotike ose diçka të tillë. Unë nuk ndjej mall për të, thjesht më mungon personi me të cilin u karantinova.Mendoj se u futa shpejt në diçka që mendoja se ishte ajo që duhej të bëja. E kuptova që me kalimin e kohës që në të vërtetë nuk e njihja personin me të cilin isha fejuar.Ne ishim vetëm së bashku katër ose pesë muaj”. u shpreh Lovato.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *