• |
ide | kryesore

“Do sekuestrojmë pasuritë e politikanëve të korruptuar”, Basha tregon si do paguhet gjoba 110 mln euro për Becchetin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me të rinj në Belsh ka folur për faturën që shteti shqiptar duhet t’i paguaj biznesmenit Beccheti, pas gjobës 110 mln euro.

Basha tha se kjo faturë, kur PD të vijë në pushtet, do të paguhet duke u sekuestruar pasuritë e politikanëve të korruptuar.

“Ato 110 mln euro që do i paguhen Becchetitt, mjaftojnë dhe teprojnë për të paguar shqiptarët. Faturat si të Becchetit do t’i paguajmë duke sekuestruar pasuritë politikanëve të korruptuar.”, pohoi Basha. Ndër të tjera ai tha se ajo shumë e madhe eurosh mund të përdorej për rimbursimin e shqiptarëve të prekur nga covid, që harxhuan kursimet e tyre.

“Sot që flasim, qeveria ul numrin e të infektuarve me COVID, po ashtu dhe të atyre që ndahen nga jeta për shkak të Covid. Qëllimi është që përhapin një realitet të rremë. Shumica dërrmuese e qytetarëve përfundojnë në borxh, apo i shtrijnë dorën të afërmeve apo fëmijëve të tyre emigrantë. Në këtë momente që flasim po finalizojmë një plan që po hartohet në bashkëpunim me ekspertët tanë të financave dhe të Shëndetësisë, dhe do të bëjmë të mundur rimbursim të shpenzimeve për familjet shqiptare. Ata kanë shkrirë kursimet e jetës për të luftuar virusin dhe s’do ta ngrenë dot buxhetin. Ndaj do të ndalen lekët që shkojnë për oligarkët.”, theksoi Basha.

Po ashtu ai u zotua para të rinjve se bekimet e këtij vendi, do të kthehen bekime për ta. “Dua të zotohem para jush, se bekimi që na ka dhënë zoti në këtë vend të mrekullueshëm, do të kthehet bekim për të gjithë ju. Pres që të dëgjojë nga ju shqetësimet tuaja, dhe jam këtu që t’ju garantojë se do të mbaj zotimet. Kjo është qershia mbi tortë për këtë pritjen që mu bë sot. Rinia po i prin ndryshimit në 25 prill.”, tha ai.



9 Comments

  1. Eshte e veshtire tu gjenden pasurite pasi i kane fshehur neper ofshore ose mund ti kene groposur.

    Por ata edhe mund te arratisen e te nderrojne identitet si nazistet pas luftes se dyte boterore sepse

    me leket qe kane vjedhur mund te jetojne mijera vjet po te kishin jete.

  2. Nuk po kuptoj.
    Jam budallepsur un e nuk kuptoj.
    Apo eshte ky basha kaq i zgjaur sa te na bej per budallenj.
    Ky do hapi ndonje gjykat personale, e do konfiskoj prona? Se lind pyetja, pse nuk e ben sot? Ca e pengon? Te gjith e dim qe keto gjykata do jen edhe me von.
    Cfar do bej ky, po mori qeverin. Se dim shume mire, qe ne drejtesi Luli nuk fut dot duart ne menyr absolute.

  3. Kur mundohet nje me dy pare mend te te gnjeje dhe mashtroje nuk gelltitet dot…ama mendo te ta beje kete gje nje idjot i shitur si ky..ncncncnc

  4. o Bashe je ne list. ke marr 250 milion euro me nje dor. mjaftojn gjysmat per te pagu borxhin 110 mln qe Ram poturrja na la trashegimi.

  5. Në krye të 65 punonjësve rebelë, qëndron Fisnik Tabaku, vëllai i opozitares Jorida Tabaku që me urdhër partie po strumbullon një vepët të rëndë penale duke cënuar sigurinë kombëtare. Fisniku, drejtor i ka qysh prej janarit 2021 që tenton e organizon pengimin e ardhjes së vaksinave antiCovid në Republikën e Shqipërisë duke rrezikuar jetën e qindra e mijëra qytetarëve shqiptarë.

    Mes gjithë kësaj loje të pështirë e plot rreziqe shëndetësore e penale, ti Jorida Tabaku duhet të ngrihesh mbi patetizmin militantesk e ti japësh urdhër tët vëllai tu bëjë thirrje grevkstëve milionerë të hapin qiejt e Shqipëri, të lejojnë vaksinat të prekin tolën tonë e të mos luani me shëndetin e njerëzve në këtë kohë kolere ku kolerat e partive do neveriten edhe prej historisë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *