• |
ide | kryesore

“Do të risjell CR7 këtu”: Riquelme sfidon Perez për presidencën e Real Madrid

-Instant, Sport



“Cristiano Ronaldo? Ai ka përfaqësuar shumë për futbollin dhe Real Madridin dhe për këtë kam ndërmend ta sjell përsëri këtu. Për mua nuk ka lojtarë të rinj dhe të vjetër, vetëm lojtarë të fortë dhe më pak të fortë”. Enrique Riquelme, kandidat për president i Real Madrid, ka folur për Cadena Cope në lidhje me planet e tij, nëse do të mundte Florentino Perez në zgjedhjet e ardhshme të klubit Blancos. Premtimi për të rikthyer Cristiano Ronaldo në Bernabeu është pika me të cilën Riquelme kërkon të bëjë për vete votuesit në asamble për të thyer staturën e një presidenti shumë të suksesshëm merengues, por që ka pikërisht mbi vete faturën e largimit të fenomenit portugez.

Kandidatura e Riquelme mund të ketë edhe përplasje preferencash, duke qenë se po luhet me emra me peshë, përsa i përket drejtimit teknik: “Zidane nuk do të ishte trajneri im, drejtimi sportiv do të mendonte për një profil tjetër në pankinë, me një strategji tjetër. Personalisht më pëlqen shumë Klopp, por Raul po bën mirë edhe është shumë i vlerësuar nga të gjithë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *