• |
ide | kryesore

Dy medalje të tjera në Rusi: Çaljas i shpëton e treta europiane për 100 gramë

-Instant, F1, Sport



Briken Calja rrëmbeu një medalje argjendi dhe një bronzi në Kampionatin Europian që po mbahet në Rusi, duke shënuar një tjetër paraqitje historike për Shqipërinë e shtangës. Një performancë e paralajmëruar nga rekordet në kampionat një muaj e gjysëm më parë, por që mund të ishte kurorëzuar edhe me një medalje të tretë, nëse shtërmenasi nuk do të kishte 100 gram më tepër peshë trupore se kundërshtari duke humbur bronzin në stilin shkëputjes.

Calja e mbylli shtytjen me 152 kg, po aq sa Andrev Bozhidar, por bullgari kishte peshë trupore 100 gram më të ulët se Calja, duke i rrëmbyer kështu medaljen e bronzit. Në shtytje, Calja ishte i sukseshëm vetëm në provën e dytë me 184 kg, që i siguroi medaljen e argjendtë në këtë stil. Bronx edhe në dygarësh me 336 kg për Briken Caljan, që kthehet nga Rusia me dy medalje.

Forma e shkëlqyer e Caljas ishte paralajmëruar në kampionatin kombëtar, ku përveçse u shpall sportisti më i mirë, Calja vendosi edhe dy rekorde kombëtare në peshat 81 kg. Kështu, ai regjistroi 158 kg në stilin e shkëputjes, në shtytje tronditi me 195 kg (rekord të ri kombëtar), duke e mbyllur dygarëshin me një tjetër rekord, 353 kg. Rezultate këto që përktheheshin edhe në rekorde europiane në peshën 73 kg, aty ku Calja do të konkurronte në Rusi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *