• |
ide | kryesore

Fustani i Vjosa Osmanit në inagurimin si presidente ka një simbolikë të veçantë

-Instant, F1, Paparazzi

Gruaja që guxoi të sfidonte burrat e LDK-së u zgjodh si Presidentja e re e Kosovës.


Ditën e djeshme Vjosa Osmani, në ceremoninë e përurimit u shfaq me një fustan ngjyrë blu I dizenjuar nga stilisti mjaft I njohur tashmë Valdrin Sahiti.


Ka qënë stilisti ai që është prononucuar për klankosova.tv se cila ka qënë simbolika e këtij fustani, që mesa duket karakterizon shpirtin luftarak të Vjosës, duke thënë se ngjyra blu përcakton fuqinë edhe ambicien ndërkohë që pelerine, idenë e një heroine.

“Modeli i zgjedhur për inaugurimin e presidentes ka qenë zgjedhje e imja e cila transmeton në bazë të ngjyrës dhe formës, mesazhe në opinion. Ngjyra vjollcë përveçse njihet si ngjyrë mbretërore, asocon me fuqinë dhe ambicien, ndërsa sa i përket modelit dhe vendosjes së pelerinës, përveçse estetikisht e kam parë të pranueshme dhe të pëlqyeshme, kam menduar që në rastin e sotëm i jep më shumë pompozitet ngjarjes dhe jep bindjen e një heroine (jo vetëm heronjtë veshin pelerina) mirëpo në rastin e Vjosës, mund ta quajmë”.

Faleminderit Kosovë! 🇽🇰

Posted by Vjosa R. Osmani on Tuesday, 6 April 2021

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu