• |
ide | kryesore

Investigimi i BIRN/ Kriza financiare e AlbControl filloi kohë përpara pandemisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Greva e pashpallur e punonjësve të kompanisë Albcontrol vuri në dukje vështirësitë ekonomike të një kompanie nën pronësi publike, e cila është në pozicion monopol në treg, ofron një shërbim të domosdoshëm dhe megjithatë, prej vitesh rezulton me humbje.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaroi se kompania ishte detyruar të ulte pagat e punonjësve për shkak se të ardhurat e kompanisë kanë rënë si pasojë e pandemisë. Ajo e shpalli grevën “një grusht shteti”, ndërsa i deklaroi rrogat e punonjësve të kompanisë [4,400 dollarë në muaj] si shumë të larta.

Balluku ka qenë drejtoreshë e kësaj kompanie që nga dita kur socialistët erdhën në pushtet në vitin 2013 dhe deri në ditën kur ajo u bë ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në janar 2019. Ajo nuk ka ngritur ndonjë pretendim për pagat e larta në kohën që drejtoi Albcontrol.

Të dhënat e Albcontrol të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit sugjerojnë se kompania është përdorur nga të gjitha partitë politike në pushtet, si një vend në bordin e së cilës mund të vendosësh njerëz pa ndonjë lidhje të dukshme me trafikun ajror. Të dhënat financiare të kompanisë tregojnë gjithashtu se kriza financiare nuk është si pasojë e vetëm pandemisë, por është më e vjetër.

Këto të dhëna tregojnë gjithashtu se shpenzimet e kompanisë për paga dhe trajtime të tjera për punonjësit nuk kanë ndryshuar gjatë viteve, të ardhurat kanë qenë në rritje, ndërsa humbjet janë krijuar nga rritja e shpenzimeve në një zë enigmatik të quajtur “shpenzime të tjera”.

Albcontrol është kompania me numër identifikimi J61908011H dhe që ofron shërbimin e menaxhimit të trafikut ajror. Shqipëria është në një pozicion ku shumë avionë kalojnë tranzit dhe secili prej tyre paguan një tarifë për sistemin e radarëve dhe të kontrollorëve që koordinojnë lëvizjet e tyre për të shmangur përplasjet.

Të ardhurat e kompanisë ishin 3.6 miliardë lekë (afro 29 milionë euro) në vitin 2019, viti i fundit kur bilanci është i disponueshëm për publikun. Të ardhurat janë rritur gradualisht; p.sh., në vitin 2014 ato ishin 3.2 miliardë lekë. Afro 1/3 e të ardhurave të kompanisë ose 1.3 miliardë lekë shkojnë për “shpenzime personeli”.

Kompania realizoi fitime neto në masën 208 milionë lekë në vitin 2014 (rreth 1.7 milionë euro me kursin e sotëm), ndërsa në vitin 2017, fitimet e saj ranë në 48 milionë lekë (392 mijë euro).

Në vitin 2018, kompania humbi afro 1 milionë euro, ndërsa në vitin 2019 humbjet u rritën në 2.3 milionë euro.

Të ardhurat e kompanisë raportohet se janë goditur rëndë nga anulimi i mbi gjysmës së fluturimeve ajrore në Shqipëri dhe në botë, për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri. Por telashet financiare të kompanisë kanë filluar së paku që nga viti 2018.

Siç ndodh zakonisht në bordet e ndërmarrjeve nën pronësi publike, funksionarë të ndryshëm politikë janë ulur në këto borde, ndërkohë që lidhja dhe aftësia e tyre në çështje të menaxhimit të një kompanie kaq specifike nuk janë shumë të qarta. Të dhënat e publikuara në QKB tregojnë se Spartak Braho, ish-deputet i LSI dhe më pas socialist, ka qenë anëtar bordi në këtë kompani në kohën kur LSI ishte në aleancë me PD.

Besart Kadia, i cili u bë zëvendësministër financash nga Rama, u bë edhe anëtar bordi i kompanisë më 25 nëntor 2020.

Genci Gjonçaj, sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit dhe gjithashtu ish-përfaqësues i Partisë Socialiste në KQZ, është anëtar bordi që nga viti 2017. Anëtare bordi janë edhe Albana Koçiu (drejtoreshë e DAP) apo Mirlinda Karçanaj, drejtoreshë e AKSHI. /BIRN



8 Comments

    1. Pse ngele rrugve ti mer lal? Ik fluturo nga aeroporti i Kukesit, i Vlores, i Gjirokastres, i Sarandes. Ke opsione boll shyqyr zotit e fal naltmdhnise se tij RobqirRama.

  1. Ngele ti rrugve!!!Po të bëj Rama si i do taravelja e tij???Ata kontrollorë duhen përgëzuar për guximin dhe qetësinë që po tregojnë.Profesioni i kontrollorit dhe pilotit janë tepër delikate dhe stresuese.Ndaj duhet një qasje e ekuilibruar e jo të çosh ushtrinë e të bësh deklarata autokratësh për arestime e burgje.Aty kjo qeveri ka krijuar aq probleme dhe nuk është gjë e pa pritur kjo.Po sigurisht si do sillen ndryshe neokomunistët tashmë të djathtë ekstremë???

    1. O Gimi vetem mos fol o bythqim muti se o Gim muti je nje servil tru shplare i sali berishes ku e ke komuniznimin ti mo Gim bytha komonist esht ai lideri yt sali berisha o pederast pse mo bythqim muti si e di demrokracin pa ligje pa ndeshkime ne gjith boten gjykatat jan te pa varura kurse ketu dilni ju byqimat dhe i hidheni drejtesis per fyti dhe thoni spakun e kap Rama po per Ilir Beqen Rama i tha spakut po per non graten Rama i tha Amerikes dhe Britanis se madhe o kar na trut jo kur spaku denonte socjalistet ju thoshit drejtesia po vepron tani qe spaku goditi nga partija demokratike hidheni si hena kunder spakut se thoni kshu ju bythqimat e sali berishes jemi te fort ne jemi karderra ne spysim do shajm ne jemi te pa prekeshem ne e di çfar jeni ju jeni ca plera ca legena ca bythqima ca tru shplare ku keni par ne nje vend te botes ju mo ti hidheni gjykates per fyti e di ti mor Gim bytha se ne Amerik arrestuan dhe djalin e presidentit te shteteve te bashkuara te Amerikes Xhobsjden dhe Xhobajden nuk beri ze fare se para drejtesis te gjith jemi te barabart kurse ktu del sali krimineli hidhet kunder spakut dilini dhe ju bythqimat e sales shani spakun dhe pa leje na ben dhe si ekspert ti Gim bytha po je nje kokerr debili ti nje servil saqe dhe bythen i lepin sali berishes

      un them kete ne rast se spaku zbulon edhe per Edi Ramen dha Edi Rama le te denohet po pse hidhemi si ihena ne siç beni ju bythqiat per sali berishes

  2. vk e keni shkrujt kete artikulll, sa per te shkrujt dicka kunder. E para si kompani shteterore disa pozicione ne bord jan te paracaktuara per anetare te ministrise se financave dhe drejtorive te tjera ne lidhje me te e me ministrine e transportit. Nuk eshte kompani private qe anetare bordi zgjidhet kushdo, por ata qe zgjidhen duhet te jete pjese te ministrise se financave dhe transportit. Per Spartak Brahon mund te keni te drejte!
    Se dyti, nga pikepamja financiare ia keni fut prap vk. Nuk e tregon reuzultati neto a eshte ne krize kompania pro te ardhurat vjetore. Te ardhurat vjetore duken ne rritje deri ne 2019 e personalisht me duket nder kompanite me te shendetshme e shendosha (me cash cow do thoja) financiarisht, para krizes. Rezultati neto mund te jete negativ per shume arsye kur nje nder to mund te jene investimet qe kompania mund te kete krijuar ne ate peeriudhe. Bazike kjo ne ekonomi, ne fakt artikullin e kan shkruar gazetare e smund ta dine e thjeshte interpretojne ca numra qe shohin, nuk eshte rezultati neto qe percakton a eshte ne krize ose renie kompania por te ardhurat vjetore dhe trendi i tyre

  3. Hetoni zerin e shpenzimeve dhe do kuptoni ku ka shkuar parate dhe pse kane rene fitimet. Mbase do gjeni ndonje lidhje me pronat dhe llogarite bankare te ministres

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *