• |
ide | kryesore

Ish-sulmuesi i Milan lajthit në Brazil: pozitiv me Covid, thyen karantinën e përplas një bicikletë

-Instant, Sport



Ditë e keqe për Luiz Adriano. Ish-sulmuesi i Milanit, tashmë tek Palmeiras, ka ngjallur polemika në Brazil për sjelljen e tij gjatë pandemisë. Pozitiv me Covid-19 (dhe është hera e dytë), ai u largua nga shtëpia pavarësisht nga detyrimi i izolimit për të cuar nënën e tij në supermarket, ku shkaktoi një aksident për fat të mirë pa pasoja të rënda për personin që shtypi.

33-vjeçari i ka dhënë ndihmën e tij menjëherë personit që goditi dhe më vonë kërkoi falje në Instagram: “Unë shkova në supermarket për të shoqëruar nënën time, e cila nuk drejton makinën. Nuk dola asnjëherë nga makina, kam mbajtur gjithmonë maskë, por u përfshiva në një aksident në të cilin makina ime goditi një biçikletë kur dilja nga parkingu. Qëndrova në distancë dhe me maskën të vendosur por nuk mund të mos ndihmoja personin që aksidentova. Të gjithë janë mirë. E di që nuk duhej të dilja nga shtëpia, gabova dhe e pranoj”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *