• |
ide | kryesore

Jim Belushi: Dua të njoh sa më shumë motra dhe vëllezër shqiptarë

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori , Jim Belushi  ka befasuar së fundmi fansat e tij shqiptarë me postimin në rrjetin social Twitter.

Aktori i cili vite më parë tregoi  për origjinën e tij nga Shqipëria, kapublikuar një shkrim ku ka kërkuar që cdo ndjekës shqiptar ta shpërndaj postimin  sa më shumë, në mënyrë që të krijojë kështu një lidhje edhe më të afërt me ta.“Nëse je shqiptar, rishpërndaje këtë, do të doja të lidhesha me më shumë vëllezër dhe motra të mia shqiptarë në këtë platformë”, ka shkruar Belushi.Jim Belushi, emri i vërtetë i të cilit është James Adam Belushi, është i lindur më 15 qershor 1954, në Çikago, nga prindërit Adam Anastos Belushi, një shqiptar me prejardhje nga Korça, dhe Agnes Demetri Belushi  e cila ka lindur në Ohajo, nga një familje shqiptare, emigrantë nga Korça.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *