• |
ide | kryesore

Kosovë/ Nga data 8 prill nis vaksinimi i personave mbi 85 vjeç

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se vaksinimi kundër koronavirusit i qytetarëve mbi moshën 85-vjeçare, do të fillojë më 8 prill.

Procesi i vaksinimit të personave në këtë moshë do të bëhet në Prishtinë, në sallën 1 Tetori dhe në komunat tjera të Kosovës ku veçse ka nisur ky proces.

Pas vaksinimit të kësaj kategorie, vaksinimi i personave të moshave 80-84 vjeç do të nisë më 11 prill.

Sipas njoftimit të kësaj ministrie, personat e këtyre moshave do të kontaktohen në telefon, varësisht nga të dhënat që kanë dërguar në faqen e aplikimit për vaksinim.

Më 29 mars Kosova ka nisur fushatën e imunizimit kundër koronavirusit, pas pranimit të 24.000 dozave të vaksinave të kompanisë AstraZeneca, përmes COVAX-it, skemës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë për shpërndarje të vaksinave në vendet e varfra.

Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF, ka njoftuar se gjatë muajit maj Kosova do të furnizohet edhe me 76.800 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Në total, Kosova nga COVAX-i do të marrë falas 100.800 doza të vaksinës së AstraZenecas.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *