• |
ide | kryesore

Nisin shoqërimet në polici të kontrollorëve të Rinasit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nisin hetimet për refuzimin e kontrollorëve për të punuar në Rinas, një grevë që ka shkaktuar bllokimin e aeroportit deri në një afat të pacaktuar. Burime nga Prokuroria e Tiranës thanë se hetimet kanë nisur për shpërdorim detyre, ndërsa policia ka nisur shoqërimin e tyre.

Prokuroria ka filluar hetimet per situatën e ndodhur ne aeroportin e Rinasit. Vepra penale per te cilen po hetohet lidhet me Shperdorim detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Nga ana e oficereve te policise gjyqësore, po kryhen veprimet e duhura hetimore per zbardhjen e rrethanave te ngjarjes se ndodhur. Po vijojnë veprimet hetimore ne drejtim te evidentimit te rolit te secilit prej personave te përfshire ne kete ngjarje. Gjithashtu ka nisur shoqërimi i disa kontrollorëve për ti marre ne pyetje. Shoqërimet janë kryer nga forcat e policisë.



2 Comments

  1. Rrogat kane nje vit qe i kane te reduktuara, po zgjodhen me bo greve kur do vinte avioni me vaksina. Eh ca i ka politika atij veni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *