• |
ide | kryesore

Rama reagon pas bllokimi të aeroportit të Rinasit: Ndërprisni grevën, organizatorët do të kallzohen penalisht

Arkiva



Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas mbylljes së fluturimeve në aeroportin e Rinasit, si pasojë e pezullimit të punës nga kontrollorët e AlbControll. Në një postim në “Twitter”m Rama akuzon kontrollorët për sabotim, dhe thotë se organizatorët e grevës do kallzohen penalisht. Rama shkruan se protesta po përdoret politikisht për të penguar ardhja e vaksinave në vend.

“Sabotimi i rëndë i aktivitetit të Aeroportit “Nënë Tereza” nuk do të tolerohet! Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës “Leshko” dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat!Organizatorët do të kallzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin,që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve!Të tjerët duhet të vendosin menjëherë: O me shtetin në punë o me antishtetin në një proces penal për cënim të sigurisë kombëtare!” , thotë Rama.

Reagimi i Ramës vjen pas deklaratave të Ballukut nga Rinasi, e cila tha se kjo që po ndodh është një grusht shteti, ndërsa si fajtor bëri ish-kryeministrin Sali Berisha që sipas saj nxit segmente të caktuara të kontrollorëve.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *