Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas mbylljes së fluturimeve në aeroportin e Rinasit, si pasojë e pezullimit të punës nga kontrollorët e AlbControll. Në një postim në “Twitter”m Rama akuzon kontrollorët për sabotim, dhe thotë se organizatorët e grevës do kallzohen penalisht. Rama shkruan se protesta po përdoret politikisht për të penguar ardhja e vaksinave në vend.
“Sabotimi i rëndë i aktivitetit të Aeroportit “Nënë Tereza” nuk do të tolerohet! Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës “Leshko” dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat!Organizatorët do të kallzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin,që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve!Të tjerët duhet të vendosin menjëherë: O me shtetin në punë o me antishtetin në një proces penal për cënim të sigurisë kombëtare!” , thotë Rama.
Reagimi i Ramës vjen pas deklaratave të Ballukut nga Rinasi, e cila tha se kjo që po ndodh është një grusht shteti, ndërsa si fajtor bëri ish-kryeministrin Sali Berisha që sipas saj nxit segmente të caktuara të kontrollorëve.
O i lene nga mende kontrolloret kush i caktoi ne puneBerisha-opo ju o zagare te zgjebosur.