• |
ide | kryesore

“Sot nuk vijnë vaksina në Rinas”/ Balluku për bllokimin e trafikut ajror: Do të marrim masa ligjore

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku gjatë një konference për shtyp, ka reaguar lidhur me protestën dhe bllokimin e shkaktuar nga kontrollorët e Albcontrol në Rinas, ku për pasojë janë pezulluar fluturimet. Balluku paralajmëroi se me bllokimin e trafikut ajror në Rinas nga greva e kontrollorëve do të merren masa ligjore, pasi ky është cënim i sigurisë kombëtare.

Ministrja Balluku tha se gjithçka është në kuadër të fushatës elektorale, për të bllokuar vaksinat, që do të vinin mbrëmjen e sotme në Aeroportin e Rinas. Më tej Balluku ka shtuar se kjo është një fushatë për t’i nxirë fytyrën Shqipërisë.

“Për shkak të fushatës elektorale dhe për shkak të të gjitha skemave politike, që po aplikohen, sot në aeroportin e Rinasit nuk do të vijnë dot vaksina, që do të vinin sot pasdite. Sot në Aeroportin e Rinasit, për shkak të kësaj fushate, brenda fushatës elektorale për të nxirë faqen e Shqipërisë, për të prishur imazhin, po ndodh dhe diçka tjetër, po afektohet e gjithë shoqëria.”, tha Balluku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *