• |
ide | kryesore

Tiranë/ Arrestohen 6 persona për vepra të ndryshme penale

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjashtë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale. Një 25-vjeçar me inicialet Rr.H u arrestua nga ‘’Shqiponjat’’ pasi u kap me kanabis dhe armë. 52-vjeçari E.L, gjithashtu është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje në bashkëpunim.

Sakaq, Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

B.S., 38 vjeç dhe Sh. I., 48 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur ; B.L., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse; Xh.H., 29 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *