• |
ide | kryesore

Video/ Ngatërrojnë NBA me Wrestling: lojtarët përplasen keq me njëri-tjetrin

-Instant, Sport, Video



Një ndeshje basketbolli mund të transformohet shumë shpejt në një shfaqje Wrestling dhe këtë e dëshmoi më së miri sfida e NBA mes LA Lakers dhe Toronto Raptors. Ndeshja e fituar nga kalifornianët me rezultatin 110-101, madje edhe pa yllin e tyre LeBron Xhejms, u ndërpre për minuta të tëra nga një sherr që rrezikoi të degjeneronte mes lojtarëve të dy ekipeve.

Protagonist të incidentit që përfshiu shumë lojtarë të tjerë të dy skuadrave ishin Dennis Schroder dhe Anunoby. Pasi pa përplasjen përtokë të shokut të tij, mbërriti menjëherë në ndihmë edhe basketbollisti tjetër Harrel, që më pas u përjashtuan nga loja nga arbitri i ndeshjes. Situata për pak caste doli nga kontrolli me lojtarët që u konfrontuan fizikisht, por më pas gjithçka u qetësua për të vazhduar minutat e mbetura të sfidës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *