• |
ide | kryesore

Vranë me thikë 43-vjeçarin në Selanik, arrestohen në Korçë dy autorët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas një hetimi disamujor, policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një vit më parë në Selanik, ku mbeti i vrarë një 43-vjeçar nga Korça. Autoritetet kanë arritur të dokumentojë me prova ligjore autorësinë  e dy bashkëpunëtorëve të tjerë të ngjarjes, O. Xh., 24 vjeç dhe M. G., 32 vjeç, banues në Korçë, të dy persona me precedentë të mëparshëm penalë. Po për këtë ngjarje është arrestuar më parë nga autoritetet policore greke, shtetasi R. T.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *