• |
ide | kryesore

“Vrasës luanësh, Ibra një burracak”: vërshojnë akuzat në Suedi për atë që ka ndodhur në Afrikën e Jugut

-Instant, Sport



Zlatan Ibrahimovic jo vetëm që zbut luanët (“Mund të zbusësh një luan, nuk mund të zbusësh Zlatan” fjalët e tij), por ai gjithashtu i gjuan dhe i merr në shtëpi si trofe. Sipas faqes suedeze Expressen, sulmuesi i Milan e ka vrarë një kafshë të tillë në 2011 në Afrikën e Jugut dhe, më pas, ka kërkuar ti dërgojnë kafkën, nofullën dhe lëkurën për ti shfaqur në rezidencën e tij në Malmoe.

Sipas një burimi të cituar në artikull, që shkaktoi një sensacion të madh në Skandinavi, gjuetarët suedezë të cilët u përpoqën të sillnin në shtëpi pjesë të ndryshme të kafshëve të gjuajtura si trofe janë 82, por vetëm Ibra ia ka dolë. Gjuetia e luanit në Afrikën e Jugut është e ligjshme, për sa kohë të gjitha lejet janë në rregull. Sulmuesi kuqezi kishte marrë licencën e tij më pak se një vit më parë.

PETA: “IBRAHIMOVIC NJË BURRACAK”
Nuk vonoi aspak pozicionimi i Peta-s, organizatës që merret me të drejtat e kafshëve. “Zlatan Ibrahimoviç i pëlqen ta quajë veten një luan, të egër dhe të fortë, por kënaqësia e tij për të vrarë luanë dhe kafshë të tjera tregon se ai është një burracak i mjerë që kënaq tendencat e tij të dhunshme. Nuk duhet asnjë aftësi ose forcë të vendosësh në një cep e të qëllosh një kafshë që kurrë nuk ka pasur një shans për të shpëtuar, reaguar ose mbijetuar – shkruhet në komunikatë -. Kushdo me ndërgjegje do të tronditej nga ideja e vrasjes së kafshëve për një drithërim të thjeshtë ose nga shfaqja e pjesëve të tyre të trupit – dhe Ibrahimovic duhet ta kuptojë këtë dhe të refuzojnë gjuetinë për trofe”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *