• |
ide | kryesore

Zidane tregon të ardhmen: “Juve gjithnjë në zemër. Nuk e di, të shohim”

-Instant, Sport



E ardhmja e afërt flet për Champions League dhe La Liga, ndërsa ajo pak më distante mund ti hapë dyert e Serie A përsëri, padyshim këtë herë si trajner, por gjithmonë në të njëjtin klub, Juventus. Pas suksesit të Realit të tij në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League kundër Liverpool, Zinedine Zidane në fakt dërgoi një mesazh shumë të qartë për tifozët e Juventusit: “Italia dhe Juve i kam gjithmonë në zemër. Juve ka qenë gjithmonë e rëndësishme për mua. Të kthehem? Tani jam këtu. Le të shohim…”.

Fraza deri në një farë pike të diktuar nga rrethanat, edhe pse, nëse do të kishte dashur, trajneri francez mund të kishte shpëtuar nga “loja”. Dhe në vend të kësaj, drejtpërdrejt si zakonisht, Zizou edhe pse nuk tha shumë, nuk ka fshehur atë që mund të konsiderohet një ambicie e ligjshme, domethënë të kthehet një ditë në klubin që e shenjtëroi atë në fushë si një nga lojtarët më të mirë ndonjëherë, këtë herë duke marrë rrugën e kundërt krahasuar me njëzet vjet më parë. Atëherë nga Juve te Real, tani (ose në të ardhmen e afërt) nga Reali te Juve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *