• |
ide | kryesore

104-vjeçarja fitoi për herë të dytë betejën me COVID-19, përcillet prej spitalit me ovacione

-Instant, Lajme, Planet



Një grua 104-vjeçare është përcjellë me duartrokitje nga stafi i spitalit kolumbian pasi ajo u shërua nga Covid-19 për herë të dytë në më pak se një vit.

Carmen Hernandez u përcoll me ovacion nga mjekët ndërsa u rreshtuan përgjatë korridoreve të Spitalit Universitar San Rafael de Tunja në qytetin e Tunjës teksa ajo u transportua në një shtrat spitali. E moshuara mori trajtim mjekësor në spital për 21 ditë.

Hernandez u diagnostikua për herë të parë me Covid-19 në qershor të vitit të kaluar dhe u trajtua në shtëpinë e pleqve në San Jose ku ajo jeton prej 25 vjetësh.

Ajo ishte në gjendje ta mundte virusin – por pavarësisht se ishte vaksinuar në shkurt të këtij viti, Hernandez u diagnostikua me Covid-19 për herë të dytë në mars.

Të hënën, ajo ishte në gjendje të dilte nga spitali me anë të një ambulance për në shtëpinë e kujdesit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *