• |
ide | kryesore

Amnesty International: Dhuna në familje pëson rritje në Shqipëri, përmendet shembja e Teatrit dhe ligji antishpifje

-Instant, Lajme, Të fundit



Në raportin e Amnesty International për të drejtat e njeriut gjatë vitit të shkuar publikuar mbrëmë, vihet re se në vendin tonë ka lëshuar rrënjë problemi i dhunës në familje.

“Dhuna në familje shënoi rritje gjatë muajve të pandemisë”, vëren raporti. Në këtë pikë përmend edhe kërcënimin e kryeministrit ndaj disa mediave për përhapje të panikut. Nuk lihen pa përmendur dhuna me bazë gjinore, diskriminimi i pakicave rome, përdorimi i forcës së tepruar dhe mungesa e lirisë së fjalës që përmblidhet me ligjin e paketës antishpifje.

Amnesty International përmend në raport shqetësimet e ngritura nga Raportuesi i OKB-së dhe Avokati i Popullit për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në rastin e ekstradimit të shtetasit turk, Harun Çelik, që kishte kërkuar azil në Shqipëri, pasi i trembej persekutimit si gulenist nga autoritetet turke. Raporti dënon përdorimin e “forcës jo proporcionale nga policia” ndaj protestuesve që kishin dalë për të kundërshtuar shembjen e Teatrit Kombëtar më 17 maj 2020. Po ashtu AI veçon rastin e dy gazetarëve të sharë dhe sulmuar fizikisht nga policia, ndërkohë që ata po mbulonin protestat, një prej të cilëve u ndalua për pak kohë



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *