• |
ide | kryesore

Asistentja ekzekutive e Steve Jobs flet për të pathënat e tij

-Instant, Paparazzi, Slider



Asistentja ekzekutive e Steve Jobs, Naz Beheshti ka publikuar një libër të quajtur “Pause. Breathe. Choose.: Become the CEO of Your Well-Being”. Në një intervistë për CNBC ajo shpjegoi se si puna me bashkëthemeluesin e Apple e frymëzoi në jetën e saj, si një trajnere e mirëqenies, folëse dhe autore. Ajo gjithashtu sqaroi disa keqkuptime për Jobs.

“Ka pasur një keqkuptim të madh për të, është thënë se ai ishte një person i varur nga puna dhe se ai ishte me të vërtetë i vështirë për të punuar. Po, në disa raste ai ishte,” -shprehet Beheshti.

Por, në mes të të qenit një shef i ashpër, Beheshti thotë se Jobs, i cili vdiq në vitin 2011, i jepte shumë përparësi mirëqenies së tij, çka i dha atij “energji, qartësi dhe vizion për suksesin e tij dhe për të ndërtuar Apple”. Beheshti thotë jo vetëm që Jobs ushqehej vërtet shëndetshëm, por ai gjithashtu meditonte çdo ditë dhe bënte aktivitet të rregullt fizik.

“Unë shpejt zbulova si e kalonte kohën e lirë Steve Jobs dhe si kjo gjë ishte një nga çelësat e suksesit të tij si një novator i shkëlqyeshëm. Kurdo që dikush kërkonte Steve-n, ose sa herë që nuk mund ta kontaktoje në telefon, kishte vetëm një vend ku mund ta gjeje gjithmonë: Në zyrën e Jony Ive, ish-shefi i dizajnit të Apple,”-shkruan Beheshti. “Ne mund të lodheshim duke u përpjekur të lidheshim me të, duke u përpjekur ta kishim në takime. Në një moment, do të na duhej të telefononim në zyrën e Jony-t dhe të kërkonim ndihmën e tij për ta tërhequr Steve-n nga koha e tij e lirë. Koha e tij me Jony-n i dha hapësirë dhe mundësi për të qeshur, imagjinuar, krijuar dhe pasur një ndjenjë të përtërirë të lirisë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *