• |
ide | kryesore

Avokati i kontrollorëve: Janë rreth 24 të shoqëruar, s’ka asnjë urdhër-arresti

-Instant, Lajme, Të fundit



Avokati i kontrollorëve të trafikut ajror Rezart Kthupi në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se katër prej kontrollorëve të shoqëruar nga policia janë liruar. Po ashtu ai theksoi se për asnjë prej tyre nuk është prerë urdhër-arresti.

“Janë shoqëruar rreth 24 kontrollorë. Janë shoqëruar mbrëmë në 12:00 të natës. Një pjesë e të shoqëruarve janë marrë nga hoteli pranë Albcontrol ku ndodheshin dhe të tjerë që janë thirrur në mënyrë telefonike dhe janë paraqitur në mënyrë vullnetare. Nga këta 24, 4 sapo kanë dalë nga policia. Sipas atyre që kanë dalë, kontrollorët janë marrë në pyetje. Kanë dhënë shpjegim për situatën. Deri tani asnjë urdhër arresti nuk është prerë për asnjë. Janë marrë në pyetje në DVP Tiranë’”, tha avokati.



2 Comments

  1. Po i rruhet kari Parrise tek urdher-arresti!
    Ne kapem gjyshin e ministres, mos kapim ca sabotatore!

  2. Karnavalet me polici e me arrestime e me 100 hajvanlleqe….cojani rrogat sa i kane pas o qelbsa…apo kastrat plera nuk ngopet.?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *