• |
ide | kryesore

Basha nga Cërriku: Sot Rama duhej t’i thoshte çdo shqiptari më fal e të largohej

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha ishte sot në Cërrik, ku u prit me entuziazëm nga qytetarët, që thërrisnin ‘Rama ik’ dhe ‘fitore’.

Lideri i opozitës theksoi se në këto momente Rama duhet të kishte vetëm dy fjalë për shqiptarët: “më fal dhe të largohej”.

Në këto vite të vështira për Cërrikun dhe Shqipërinë jemi takuar në momente dramatike për familjet tuaja, mbaj mend takimet në atë lokal aty kur vendosi të rriste cmimin e energjisë në 2014. Mbaj mend takimin në lokalin tjetër atje pasi rriti cmimin e naftës, kur hoqi familjet nga ndihma ekonomike, shpunësoi mijëra baballarë e nëna pa pyetur as për ta e as për fëmijët e tyre.

8 vite dështim e papunësi, premtime të pambajtura, sot një njeri në pozitën e tij duhet të kishte vetëm dy fjalë në gojën e tij e të largohen ti thoshte cdo shqiptari më fal e të largohej, por Edi Rama dy herë ka ardhur në dyert tuaja e ka trokitur e është futur përdhunshëm brenda e ka shkatërruar familjen, shtëpitë, ekonomitë tani po vjen për herë të tretë, do e hapni derën?

Kudo nëpër Shqipëri, dëgjoj, ndiej, prek vendosmërinë e shqiptarëve për ndryshim, fjalët që dëgjoj më shumë janë dy, nuk durohet më, një orë e më parë, mezi po e presim 25 prillin. Tani është në dorën tonë dhe me të vërtetë tani është në dorën tuaj. Bashkë për ndryshim”, tha Basha.



1 Comment

  1. Jo z. Basha , KM nuk ka pse ti kerkoje falje popullit e te largohet por duhet populli mos te prese

    ti kerkoje falje KM-ja por ta largoje me hir o me pahir. Nuk mund te pranohet qe le lindin e te vdesin

    brezat e ky perseri ne pushtet. 23 vjet , qe nga viti 1998 e deri tani sikur te ishte mbret. Nuk mund te

    tolerohet qe gjithe pasuria kombetare te pervetesohet nga nje grup i vogel rreth KM e te tjeret mezi te

    sigurojne buken e gojes, nuk mund te tolerohet te sundohemi si ne rendin feudal nga bijte e feudaleve te

    djeshem e neser nga bijte e feudaleve te sotem. Nje popull qe nuk sakrifikon per lirine nuk e meriton

    ate. Dhunuesi nuk largohet duke iu lutur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *