• |
ide | kryesore

Borussia Dortmund harron Hummels në Këln pas ndeshjes: askush në autobuz nuk e kuptoi mungesën

-Instant, Sport



Ndodh edhe kështu, ndonëse është e vështirë të konceptohet se i ka ndodhur një klubi si Borussia Dortmund. Zëvendës kapiteni i verdhezinjve, Mats Hummels, është harruar nga klubi në stadium, pas ndeshjes në transfertë në Këln, në ndeshjen e 20 marsit të kaluar e vlefshme për javën e 26 të Bundesligës (2-2 rezultati përfundimtar).

Zbulimin e ka bërë në fakt e përditshmja gjermane ‘Bild’, që nënvizon se “ky hap i gabuar është një simbol i sezonit të trazuar të Borussia Dortmund, i cili ndoshta do të përfundojë me dështimin për t’u kualifikuar në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve”. Askush në autobusin bardhezi nuk e kishte vërejtur mungesën e tij, duke e lënë lojtarin brenda stadiumit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *