• |
ide | kryesore

Dimri nuk do të ikë, borë nga Llogaraja në Dibër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rruga e Llogarasë u bllokua në orët e para të mëngjesit si pasojë e reshjeve të dëborës dhe ngricave që pasuan për shkak të temperaturave të ulta.

Dhjetra automjete mjetën të bllokuar në një radhë që shkoi disa qindra metra.

Shoferët duket se ishin gjendur të papërgatitur për dëborë në muajin prill dhe mungesa e zinxhirëe e pajisjeve dimërore i la në rrugë

Autoriteteteve dhe firmave nënkontrare iu deshën rreth tre orë për të mundësuar lëvizjen.

Reshjet e dëborës u rikthyen edhe në Juglindje.

Këto pamje vijnë nga korça, ku trashësia varion nga 5 cm në zonat fushore deri në 15 në pjesët makore dhe Rugën e Dardhës.

Në akset rrugore po punohet me mjete Borepastruese per Mirembajtje dimerore, pastrime e kriposje dhe nuk ka raportime për bllokim, por drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes.

Në fshatra ndërkohë ka probleme me energjinë elektrike.

Dimri nuk po largohet as nga verilindja.

Qarku i Dibrës është përfshirë nga temperaturat e ulta ndërsa gjatë mbrëmjes së mërkurës u rikthyen reshjet e dëborës.

Nga reshjet e fundit nuk ka patur probleme në lëvizjen e banorëve, por dëmet më të mëdha po shënohen në frutikulturë për shkak të temperaturave që ranë nën zero.

Sipas parashikimeve, sot vendi do të mbizotërohet nga mot i kthjellët dhe temperatura të ulta. /ora news



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *