• |
ide | kryesore

Gjithçka duhet të dini rreth krizës së aeroportit

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Kalojnë 24 orë nga starti i grevës së kontrollorëve të aeroportit të Rinasit, dhe ende asnjë avion nuk është ngritur apo ulur nga Shqipëria. Situata duket e nderë. Kontrollorët nuk bëjnë prapa, edhe përballë presionit maksimal të qeverisë, që i quajti nga flamurtarë opozitarë e deri se po bëjnë grusht shteti. Rama dhe satelitët e tij ministrorë vunë gishtin tek Sali Berisha dhe Ilir Meta si konspiracionistët e kësaj greve. Presidenti bëri thirrje për dialog dhe rikthim në punë. Basha akuzoi Ramën si përgjegjës për krizën. E kur të gjitha këtyre zhvillimeve të ndodhura brenda 24 orëve i shtojmë edhe faktin se aeroporti është i rrethuar nga forcat speciale të policisë dhe ushtria, ku një pjesë e kontrollorëve janë arrestuar e shoqëruar e kur prokuroria ka nisur hetimet, duhet të bëjmë disa hapa prapa për të kuptuar këtë mish-mash që nisi me një njoftim pa bujë dy ditë më parë për grevë, por tani po koncernon jo vetëm Shqipërinë, por edhe komunitetin ndërkombëtar.


Lapsi.al qëmton ngjarjen në rend kronologjik, dukë nxjerrë disa pika kryesore të krizës së paprecedentë.


Kërkesat dhe njoftimi për grevë 

Prej javësh kontrollorët kërkonin zbatimin e kontratës për të marrë rrogat e plota. Kjo dhe kërkesat për t’iu njohur paaftësia në punë, pra në fjalë të tjera, shkëputje nga puna dhe më shumë pushime ranë në vesh të shurdhër. Kontrollorët akuzojnë ministren Belinda Balluku se nuk i është përgjigjur thirrjeve të një pas njëshme të tyre për bisedim.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Rrëfimi i kontrollores së Rinasit/ Si u ulën rrogat mes tenderave të luksit në Albcontrol 

Kërkesat e kontrollorëve janë Rikthim i kolegëve në punë; Shfuqizim i vendimeve të bordit; Rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive; Transparencë financiare e plotë për vitin 2020; Një anëtar i Sindikatës së Pavarur të Transportit Ajror të jetë anëtar bordi.

“Kemi qenë 5 punonjës që kemi plotësuar deklaratën e paaftësisë për punë. Pasi e kemi plotësuar, jemi telefonuar që të rikthehemi sërish në punë. Për 3 nga punonjësit u dha verbalisht pushim nga puna, ndërsa për 2 të tjerë erdhi shkresa zyrtare. Nga ana procedurale në rast se një punëtor është i paaftë për punë nuk duhet të paraqitet në punë” – u shpreh një prej punonjësve të Albcontrol, e cila shtoi se të gjithë kontrollorët janë të bashkuar dhe të vendosur që t’i shkojnë kësaj çështje deri në fund.

Negociimi i dështuar, shashkat dhe kërcënimi i Ramës 

Ministrja e Energjisë dhe Infrastukturës, Belinda Balluku do të shkonte të negocionte e para ditën e djeshme që në fillim të krizës, por pa sukses. Balluku ka drejtuar prej 7 vitesh ‘Albcontrol’-in. Ish-drejtoresha e AlbControl, që kishte rrogë 6 milionë lekë të vjetra në muaj, nxitoi të dilte në një konferencë për mediat e të sulmonte kontrollorët si gopsekë që nuk i mjaftonte rroga 2 mijë e ca dollarë dhe se kërkonin me çdo kusht rrogën 4 mijë dollarë që i parashikon kontrata.

Pasi e quajti grevën e kontrollorëve të paligjshme dhe në shkelje të kodit të punës, do të vinte momenti kur ministrja do të hidhte shashkën më të madhe, “fajin e ka Saliu”.

“Kjo është një fushatë elektorale për të prishur imazhin e vendit. Nëse dikush ëshët i sëmurë nuk kthehet dot në vend, për shkak se punonjësit marrin 2900 dollarë dhe jo 4 000 euro. Personat që kanë vdekur dhe duan të varrosen në vend, nuk do të vijnë dot sepse nuk do Sali Berisha” –  u shpreh Balluku.

Sigurisht që kjo manovër e Ballukut nuk mund të ishte e pa menduar, sikurse çdo gjë tjetër në teatrin e Rilindjes. Vetë Rama e gjithë makina propagandistike rilindase po i bën jehonë akuzave se Sali Berisha me Ilir Metën janë prapa kësaj greve që po cënon sigurinë kombëtare.

Edi Rama kërcënoi kontrollorët e Rinasit se do ti kallëzojë penalisht dhe se kush nuk bindet nuk do të kthehet më në punë nesër.

‘Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallzuar penalisht! Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet!’ 

Presidenti dhe opozita 

Ilir Meta do të fliste nga Vlora për krizën dje pasdite. Presidenti e quajti çështje të sigurisë kombëtare këtë ngjarje dhe i bëri thirrje kontrollorëve për rikthim të menjëhershëm në punë dhe kërkoi nga qeveria të zhvillohen bisedime për zgjidhje të arsyeshme kësaj situate.

Meta thumboi edhe Ballukun.

“Pas nisjes së shkarkimeve të kontrollorëve kanë filluar dhe largimet në masë nga puna. Nisur nga kjo situatë, kam një pyetje për ministren e transportit që doli për të provokuar presidentin: Si shpjegohet që për 10 muaj me radhë nuk gjete kohën të takoheshe me kontrollorët të cilët janë të trajnuar për më shumë se 20 vite nga shteti shqiptar dhe vende të tjera? Nuk mund të bëjnë lojëra të tilla në një moment të tillë. Kryeministri t’i thërrasë mendjes se nuk jemi në Amerikën Latine.” – u shpreh Presidenti, i cili do të kërkonte ditën e sotme një audit të AlbControl-it nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Auditimi që kërkon Meta do të jetë mbi mënyrën e menaxhimit të kësaj shoqërie, respektimin e dispozitave ligjore në vendimmarrjet e organeve drejtuese, përdorimin e fondeve publike, respektimin e procedurave në marrëdhëniet e punës, si dhe
çdo aspekt tjetër që paraqet rrezik për veprimtarinë e sigurt dhe funksionimin normal të “Albcontrol”.

Nga ana tjetër, Sali Berisha u shpreh se Rama dhe Balluku në vend që të negocionin me kontrollorët merren sërish me të. Berisha bëri thirrje që të ndalohej censura dhe terrori psikologjik ndaj grevistëve.

“Hedh poshte me neveri akuzat banale te Kreut te Meduzes dhe Ndrikull Grykesi Ballukut, me te cilat kerkonje te mbulojne vjedhjet dhe shperdorimet e medha me financat e Albkontrollit.

I bej thirrje Agjensise Europiane te Aviacionit Civil ne te cilen Albkontroll eshte i anetaresuar, te nise me perparesi inspektimin e kesaj ndermarrje per te gjetur shkaqet qe detyruan punonjesit e saj te shpallin greve.” – u shpreh ish-kryeministri.

Edhe kryeopozitari Lulzim Basha reagoi për ngjarjen. Ai bëri fajtor drejtëpërdrejtë Edi Ramën për ngjarjen në aeroport.

“Rama e di tashmë fare mirë se do të humbasë, prandaj po përdor çdo marifet të pistë. Pas grevës në aeroport që dëmton qytetarët shqiptarë qëndron vetë Rama. Ai është i vetmi përgjegjës për këtë. I bëj thirrje Ramës ta ndërpresë menjëherë grevën dhe të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve që sot duan ndryshim dhe shpresë pas 8 viteve të dështimeve të tij”, – u shpreh Basha.

Aksion, show dhe propagandë 

Pasditen e djeshme, portalet, appet informative dhe televizionet do ti bombardonin shqiptarët me lajme se policia, forcat speciale, ushtria po rrethonin aeroportin.

Tymnaja madhe justifikohej me faktin se po cënohej siguria kombëtare. Kontrollorët mund të bënin gjithçka. Edhe pse gjithçka që bënë ishte se dolën në dy-tre lidhje live në emisionet e darkës dhe qartësuan pozicionin e tyre dhe denoncuan presionin që po i bëhet me arrestime e burgosje.

Dhe në fakt ashtu ndodhi. 24 kontrollorë janë shoqëruar nga Policia e Shtetit që nga ora 23:00 e djeshme, pasi Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për situatën e krijuar nga dita e djeshme në aeroportin e Rinasit.

21 janë liruar mëngjesin e sotëm e 3 prej tyre janë ende në Drejtorinë e Tiranës në statusin e të arrestuarit, Flora Ndreca, Muhir Mezini dhe Armando Fezga. Akuza e ngritur ndaj tyre është ajo e shpërdorimit të detyrës.

Këta persona dyshohet se janë organizatorë të situatës në Albcontrol, ku të gjithë kontrollorët njëzëri shpallën paaftësinë e përkohshme për punë.

Avokati i kontrollorëve të trafikut ajror, Rezart Kthupi, përmes një prononcimi për mediat më herët tha se akuza për shpërdorim detyre nuk qëndron, pasi kjo akuzë vlen për administratën publike dhe jo për një shoqëri aksionere që nuk varet nga shteti.

Çfarë rrezikojnë kontrollorët e arrestuar 

Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë në nenin 248 ka sanksionuar se veprimet a mosveprimet në kundërshtim me ligjin, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, dënohet me burgim deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në një milion lekë.

“Neni 248 – Shpërdorimi i detyrës- Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në një milion lekë”. 

Fluturimet e anuluara 

Vetëm ditën e sotme janë anuluar mbi 19 fluturime nga aeroporti Nënë Tereza, duke filluar nga Serbia, Italia, Gjermania, Austria, Turqia, Hollanda e deri tek Emiratet e Bashkuara Arabe.

13 fluturimet e ditës se djeshme të anuluara: 

✈Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim

✈ëizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim

✈Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim

✈Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim

✈Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim

✈Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim

✈ëizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim

✈Air Albania – Tiranë – Bergamo dhe kthim

✈Austrian – Tiranë – Vjenë dhe kthim

✈Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim

✈TUI – Tiranë – Bruksel dhe kthim

✈Air Albania – Tiranë – Romë dhe kthim

✈Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim 

Me krizën çdo bëhet? Po me fluturimet? 

Rrugdalja për këtë situatë nuk dihet. Vetë ministria Belinda Balluku nuk mundi të japë një zgjidhje konkretë mbrëmjen e djeshme në një lidhje live me emisionin “Opinion”. Sot, ministrja doli në një konferencë për mediat nga aeroporti dhe pasi e quajti grevën e kontrollorëve sërish të paligjshme, njoftoi nisjen e fluturimeve essenciale.

“Në këto momente në Aeroportin e Rinasit do të nisin fluturimet esenciale, ato që futen në këtë kategori, fluturimet humantirare, emergjente, shëndetësore, diplomatike, shtetërore dhe ushtarake. Ju njoftoj se kemi arritur të ruajmë sasinë e vaksinave të konsiderueshme që do të vinte dje në Shqipëri dhe është bllokuar, do të vijë sot rreth orës 15:00 pasdite.

Dua të informoj të gjithë qytetarët që na kanë shkruar që do jetë e pamundur këto momente që të kemi fluturime komerciale, por gjatë ditës është duke u punuar për të arritur në një zgjidhje të këtij problemi shumë të madh. Sipas planave tona do të arrihet ditën e nesërme. Nesër që nga orët e para të mengjesit dhe gjatë gjithë ditës do të kemi fluturime normale për të gjithë udhëtarët e fluturimeve komeraciale”, u shpreh Balluku.

Rama, kryeministri, vazhdon me akuza e propagandë, ndërkohë që hapësira ajrore e vendit që drejton prej 8 vitesh është bllokuar totalisht.

“Ilir kam një lajm të keq për ty: Vaksinat vijnë sot dhe fluturimet rifillojnë normalisht nesër! Plani yt me Saliun për bllokimin e vaksinimit e rikthimin e Rrunpallës në prag të zgjedhjeve dështoi! Dokrrat me reflektime e auditime, vazhdoji me Leshkon dhe Leskon në skutat e OFL!” – ishte reagimi i Ramës pak minuta më parë.

Ndërsa situata kaotike ka pushtuar hapësirën ajrore shqiptare, mbetet për tu parë nëse nga autoritetet përgjegjëse do të merren hapa konkretë për zgjidhjen e këtij problemi të paprecedentë, apo do të zhvillohen konferenca mediash që zgjedhin ngecjen e fajit në vend të adresimit të problemit. ©LAPSI.AL 

16 Comments

    1. Pasi luftuan me blinda dhe mitraloza virusin e padukshem, lideri suprem dergon ushtrine qe te marri nen kontroll kontrolloret qe kontrollojne kullen e kontrollit.

      Dhe per kete do beje 2 jave rresht emisione ne ERTV per te treguar luften heroike kunder diversanteve qe tentuan te sabotonin vaksinat kineze nga turqia per krenaristet e Shqiperise.

    1. O koja nonen, shqipe.
      Edhe me vendose per mos me votu, ku te lajne kta.
      Kta te cojne me zort me votu.
      Nuk mendoj se kam me shku me votu. Por nese votoj, kurre per spiunin e shkies dhe Like florinin.
      Boll, asht boll…

  1. Po rrusj krahun te dyve dhe ke per ta shit ledhin te blesh sufllaqe,po si e ha sapunin per djath ,ky ka 8 vjet ne pushtet ,Balluku 5 vjet drejtoresh e albkontrollit me rroge 6 mij euro ne muaj ose 77 ml lek ne vit ,bente festa me balerina braziliane ,2 mij dollar personi dhe ti thua te arrestohet saliu me meten ,ku eshte pare ky teater ,vec ne albanistan🤮🤮🤮🤮

  2. Ne kete rast shteti duhet te veproje me rigorozitetin me te larte.

    Ne lagjen “21 Dhjetori” ne Tirane dikur jetonte Dragushi nje i semure mendor i cili bente pstulate per te cmendurit e shoqerise shqiptare ku per rastin konkret thoshte:

    “Gardhi me shtigje
    Shteti nxjer ligje.”

  3. po kodi qeka i qart, vk ata e dinin qe po shkelnin ligjin dhe vazhduan. puna eshte se ne kapitalizem rregulli eshte po ste pelqen puna dhe kushtet e punes, gjej nje tjeter. ca kusuri kan ato pasagjeret qe u anullohet fluturimi? pse duhet me e pagu pasagjeri (apo me keq, njerezit qe presin vaksinat) inatin e ketij punonjesi, dmth inatin qe ky ka me kompanin e vet.

  4. nqs zbulohet se eshte stisur nga Like floriri dhe Sal gerdeci, rokuroria duhet urgjentisht te veproj dhe te leshoj urdher arreste per keta dy mostra e hale te vendit.

  5. Behuni gati ti jepni leket beketit, popull bythqir. Fullhani mori edhe demshperblim edhe cezi mire doli. Tani e ka rradhen ceti. Popull fshatar Kar.

  6. Rama si gjithmone dy hapa para Lulit, Saliut edhe Ilirit.

    Te gjithe aksionet e opozites kane deshtuar:

    Cadra dhe bojkotimi i zgjedhjeve parlamentare.
    Bojkotimi i reformes ne drejtesi.
    Bojkotimi parlamentit.
    Protesta e ceceneve te Astirit.
    Bojkotimi zgjedhjeve vendore.
    Greva e Ballshit.
    Reforma zgjedhore.
    Pandemia Covid dhe vaksinat.
    Greva e kontrolloreve…..

    Doktor mortja do vdesi shpejt, Luli do hiki ne Hollande, ndersa Likja do perfundoje ne burg.
    Militantet si gjithmone do hajne karin.

    Rama vazhdo kminister edhe per nja dy legjislatura te tjera.

  7. Enderra komunistesh le te shohesh nate e dite o idiot, si gjithmone Ipaemer, bire kurvi, kodosh, kodoshi, prandaj frymezohu ne gjerizin hibrid sa te duash, ngordhja eshte shume prane e gomarit tuaj qe po pellet e hungerima, dhe ju zvaranike qe do beheni kerrma te kesaj qeverie qe per cudine e botes, qe ju se kuptoni keni mbetur larva, e aty do ngordhni.

    1. Ne fakt sapo mbarova nje pjate spaghetti alla vongole me gjys shishe gavi di gavi.

      Ti ha mut, spiuni Gazidedes. Ne llum do vdesesh si agai jot.

  8. Tgjithe ju comentues jeni trushplam e bythqir a , keni gjet Ed Ramen qe osht qytetar dhe tolerant, tkish qen na i tjetres si puna e Sale pickesh do ja u kush shtyp kokat kurva njerez e bythqira fuckk of all off you

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu