• |
ide | kryesore

Gjoba 110 mln euro për Bechett-in/ PD padit në SPAK Ramën, Agaçin e zyrtarë të tjerë

-Instant, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike, me përfaqësues Ivi Kason, dorëzoi një kallëzim penal në SPAK ndaj Edi Ramës, Engjëll Agaçit, e zyrtarëve të tjerë, për humbjet e gjyqit ndaj Beccheti-t. Kaso u shpreh se ky është një rast i artë për SPAK, që t’u provojë shqiptarëve se investimi i madh tek reforma në drejtësi po shpërblehet dhe abuzimi me pushtetin nuk do të kalojë pa u ndëshkuar. Në një deklaratë për mediat, Ivi Kaso përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso është shprehur se personat e paditur do ta paguajnë dëmin me pasurinë e tyre.

“Sot dorëzuam në SPAK kallëzimin kundër personave kyç që po detyrojnë shqiptarët të paguajnë 110 milionë euro. Mes tyre janë Edi Rama, kryeministri në hije Engjëll Agaçi, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, ish Avokatja e shtetit, Alma Hiçka, e shkarkuar së fundmi si gjyqtare për pasuri të pajustifikuar, si dhe ish drejtues dhe aksionerë të Top Channel, që sot mbajnë detyra të larta shtetërore në qeverinë e Edi Ramës. Nga i gjithë shqyrtimi që ne i kemi bërë dosjes së arbitrazhit ndërkombëtar, Shqipëria doli e humbur në gjyqin me Bechettin, sepse kështu e kishte përcaktuar Edi Rama. Kryeministri u soll si një bandë mafioze për të sulmuar një biznesmen që i prishte punë, për të ndihmuar një biznes tjetër, me të cilin ndajnë fitimet. Ky dështim i Edi Ramës është një nga faturat më të rënda për Shqipërinë dhe shqiptarët.” tha Kaso.



5 Comments

  1. Ky eshte shperdorim i paster i detyres me pasoja te renda per te gjithe shqiptaret. Nese SPAK nuk fillon hetimet dhe nuk i merr si te pandehur personat qe kane shkaktuar kete dem te madh ekonomik, atehere Palmer dhe ambasadorja Kim nuk duhet ta hapin me gojen per asgje.

  2. Hajduti thot kapeni hajdutin. nejse, shum mir keni ber dhe ishalla i shkojn deri ne fund hetimit, se inatet e nje km nuk mund ti paguaj populli. then kete, do kishit ber mir te padisnit dhe like floririn per punen e CEZ (disa qindra mln euro), dhe bash gushpllumin per punen e rruges se kombit (250 mln euro aty). keto deme nuk mund te ikin keshtu pa u ndeshku asnjeri. per te mos fol per vrasjen e njerezve te pafajshem ne gerdec e ne 21 janar e ato qe ka vra shteti ne 97.

  3. Lerini lojrat , mbas 25 prillit nese ky pallosh nuk denohet atehere ju jeni bashkefajtor dhe bashkeveprues ne hajni me njeri tjetrin . Mos kujtoni se jeni burra me te mire ju .

  4. O te paemer, tym shpernadani tere kohen o te mjere. Postimet tuaja fillojne me: Mire ky, po ai…. Ne gjuhen e “public relations” kjo quhet “damage control” Jeni shume naiv per ta kuptuar sa keq e beni. Vini era kerme qe larg.

    1. Ik o kar se te duket ferra ibrahim. une ja kam qi ropt rilindjes dhe rames bashke por e dhe keto kurva jane nese nuk i denojne . prnadaj mos ha mut kot . lere militantizmin partiak por shiko interesin e shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *