• |
ide | kryesore

Greqi/ 3228 raste të reja me COVID-19 dhe 73 të vdekur në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Vijon të jetë i lartë numri i të infektuarve në Greqi. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar sot 3,228 raste të reja me koronavirus.

Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 288,230, nga të cilët 51.4% burra.

Në 24 orët e fundit 73 persona e kanë humbur betejën me virusin. Ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 8.680 vdekje. 95.6% kishin sëmundje shoqëruese.

 Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 776 (64.8% burra). Mosha e tyre mesatare është 67 vjeç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *