• |
ide | kryesore

Greva e Albcontrol/ Shoqërohen në polici 7 kontrollorë, prokuroria nis hetimet për ‘shpërdorim detyre’

-Instant, Lajme, Të fundit

7 kontrollorë, që ishin pjesë e grevës në aeroportin e Rinasit janë shoqëruar në drejtorinë vendore të policisë së Tiranës.  Kontrollorët u shoqëruan pak para mesnate, rreth orës 23:28.


Kontrolloët e Albcontrol hynë në grevë për shkak të stresit që ndienin në punë pas uljes së rrogave të tyre, për shkak të krizës së pandemisë. Ndërkohë, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor  Tiranë ka filluar hetimet për situatën e ndodhur në aeroportin e Rinasit. Vepra penale për të cilën po hetohet lidhet me shpërdorimin e detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.


11 Comments

  1. Pavaresisht demit qe kane shkaktuar, kontrolloret nuk duhet te paraqiten ne pune pa doreheqjen e Ballukut, dhe pa dale koleget e tyre. Kjo qasje , me shoqerime dhe arrestime tregon se ky shtet, nuk arrin te zgjidhe nje problem kaq civil, me gjuhen e dialogut.
    Arroganca dhe fodulleku i Ministres na ka sjell ne kete situate. Dikush duhet te mbaje pergjegjesi.

  2. Po ndodh sepse Edi Rama ka vendosur të heqë nga puna njerëzit e Ilir Metës dhe Sali Berishës aty; që janë njerëz të afërt ose klientë të rëndësishëm të partive të tyre.
    Një person në Albkontroll, kontrollon realisht më shumë se 200 vota për PD-në e LSI-në. Por nga ana tjetër janë syri e veshi i shefave të tyre për aferat që kalojnë nga avionët e dyshimtë, e deri tek salla VIP e aeroportit të Rinasit.
    Kjo qelizë e rëndësishme e strukturës shtetërore është realisht një nga qendrat e kancerit të abuzimit, korrupsionit, nepotizmit, klientelizmit dhe degradimit të marrëdhënies së shtetit shqiptar me administratën e tij.
    Në vite ANTA e sot Albontrolli u kthye në një “strehë pëllumbash”, në qeliza kulisash dhe vend krushqish të pjesës së elitës më çibane të shtetit shqiptar.
    Mjafton të shikohet organigrama dhe lista e borderove të Albcotrol, për të parë marrëdhëniet e gënjeshtra që lidhin politikanët e mëdhenj me njëri –tjetrin.

  3. Mendoni vërtetë se është ministrja Balluku ajo që ka kërkuar arrestimin e kontrollorëve ?
    Në Shqipëri komandon vetëm një njeri e ky është ai që e ka pranuar publikisht se është “gomar”

  4. Prekuroria nuk meret me tenderin 1.2 miliard po meret me kontrolloret. Drejtesia e e Sorosit e Lu & Vllahutin & Co. Mjere ne qe kemi qendruar te jetojem ne Albanistan . Jemi kavie per eksperiment , te pafuqishem ku dhe rezultati i zgjedhjeve eshte vendosur .

  5. Une nuk do tja u rinovoja kontratat e ardhshme te punes ketyre kontrolloreve.
    Dhe qe neser do te merrja masa per pergatitjen e te rinjve qe kane dale me nota shume te mira , ne kete profesjon.
    Nuk mund te jemi ne si shtet peng i nje grupi njerzish.

    1. Po a do të merje ti personalisht përsipër që të bëje sot punën e atyre kontrollorëve që janë specializuar në kurse ndërkombëtare ?
      Nuk është këtu fjala për “një grup bujqërish” që kultivojnë domatet, por është fjala për një grup specialistësh punën e të cilëve nuk mund ta bëjë kushdo, as ti dhe as Baton Haxhiu, pranda duhej medoemos që qeveria të bisedonte me këta e të arrihej në një marëveshje, e jo të veprohet me arbitraritet.
      Nuk është ndonjë gje e re edhe bllokimi i ndonjë aeroporti apo edhe sistemi të tërë të hekurudhave nga përplasja e punonjësve me punëdhënësit.
      Shtet i aftë është ai që arrin ti zgjidhë me kohë e me urtësi këto probleme, e jo me dhunë e arrestime.

      1. Pikerisht ketu eshte dhe rendesia e pasjes se nje plani B ne raste te tilla .
        A e di ti se shteti shqiptar ka harxhuar gati 31.800 euro per person per kualifikimin e tyre ne aeroportet me te mira te europes ?
        Pra keta njerez jane pasuruar ( intelektualisht, dhe profesjonalisht) , me taksat tona.
        Nese keta persona do ta kishin financuar vete formimin e tyre profesjonal dhe do mund ti kuptoja per kerkesat e tyre .
        Si do qe te jtete rasti , cdo shtet duhet te jete i pergatitur per raste te tilla ekstreme.
        Ata thjesht na kane marr peng te gjitheve ne. Kjo eshte e pa tolerushme.

  6. Me duket se po biem preh e propogandes se qeverise. Nuk eshte greve. Pononjesit jane te stresuar. Per shume arsye. A do te pranonte ndonje nga ne te fluturonte duke e ditur se kontrollori i ne kullen e fluturimeve ishte duke mare vendim ne gjendje stresi. Me siguri qe jo. Per mendimin tim asnje diskutim tjeter nuk duhet te debatohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu