• |
ide | kryesore

Greva e AlbControll/ Vitet burg që rrezikojnë punonjësit që bllokuan punën

-Instant, Lajme, Të fundit



Kontrollorët e “AlbControl” ndërprenë dje punën me argumentin kryesor uljen e pagave, duke shkaktuar bllokimin e fluturimeve në aeroportin “Nënë Tereza”.

Kryeministri Edi Rama bëri thirrje punonjësve të AlbControl që të ndërprisnin grevën sepse ndryshe do të përballeshin me një proces penal.

Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë në nenin 248 ka sanksionuar se veprimet a mosveprimet në kundërshtim me ligjin, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, dënohet me burgim deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në një milion lekë.

Neni 248 – Shpërdorimi i detyrës- Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në një milion lekë”.

Megjithatë Avokati i Sindikatës së Pavarur të Transportit Ajror, Rezart Kthupi, theksoi se nuk ka hapësirë ligjore për të çuar kontrollorët për ndjekje penale pasi ishin në kushtet e respektimit të një detyrimi ligjor.



4 Comments

  1. Burg per te varferit, per punonjesit, per te pamundurit, per te pambrojturit,

    Luks per qeveritaret, familjet dhe femijet e tyre

    O POPULL VERI GISHTIN KOKES

    qe neser femijet e tu mos te shfrytezohen nga femijet e ketyre qe po u shfrytezojne sot.

    1. Si su lodhe me keto karrlliqe .
      Fjale bajate.
      Po te fitoje Rama i bie qe populli i ka vene gishtin bythes ?
      Shko merru me dicka tjeter se nuk je as per komente , e as per gje .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *