• |
ide | kryesore

I kërcënojnë familjen: dorëhiqet Drejtori i Marketingut i Schalkes

-Instant, Sport



Drejtori i marketingut i klubit gjerman të futbollit Schalke 04 ka dhënë dorëheqjen për shkak të kërcënimeve ndaj tij dhe familjes së tij, pasi ekipi përballet me rënien nga Bundesliga. Një situatë shumë delikate e klubit, që ka pasoja edhe në zemëratën e tifozëve, disa prej tyre që nuk i kanë rezistuar dëshirës për të shfryrë dufin ndaj Alexander Jobst.

Jobst drejtoi operacionet e marketingut të Schalke për 10 vjet, mbikëqyri marrëveshjen fitimprurëse të sponsorizimit me kompaninë shtetërore ruse të gazit Gazprom, por tani financat e klubit janë në telashe serioze për shkak të shpenzimeve të mëdha për lojtarë dhe pandemisë së koronavirusit. Në një deklaratë, klubi shpjegon se për Jobst “kufiri është tejkaluar”, pasi pësoi një seri kërcënimesh kundër tij dhe familjes së tij. Schalke ka fituar vetëm një ndeshje në kampionat gjatë gjithë sezonit dhe është në vendin e fundit me 10 pikë në 27 ndeshje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *