• |
ide | kryesore

Meta: Pse Ramën e tmerrojmë unë dhe Berisha dhe jo Basha

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta thotë se ka një arsye që kryeministri Edi Rama e ka bazuar fushatën në sulme ndaj tij dhe ish-kryeministrit Sali Berisha dhe jo ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha.

“Kryeministri Rama është i tmerruar nga personaliteti im dhe i zotit Berisha, por ngaqë i njoh dhe të gjithë politikanë e tjerë në këto 30 vite për shkak të eksperiencës.

Kuptohet që zoti Berisha është një nga personalitet më të politikën shqiptare dhe zoti Rama nuk mund të ndërtoj dot raporte partneriteti me të tjerët, qoftë me kundërshtarët apo ata që mund të ketë në koalicion. Partneriteti është i llojeve të ndryshme bazuar mbi disa parime, mbi disa norma. Ai ka gjithmonë marrëdhënie të tilla të cilat kanë të bëjnë thjeshtë me raportin me pushtetin.

Kur ai ka pushtet dhe mendon që të tjerët janë nën pushtetin e tij ka marrëdhënie të shtypjes të vendosjes së çizmes në qafën e vartësve.

Jo nuk e shqetëson sepse personalitet i zotit Basha është një personalitet i një politikani në Bashkimin Europian. Zoti Rama, si një politikan tipik i modelit lindor autoritar, i stilit bizantin, i cili përmbysur gjithë rregullat e lojës”- tha Meta në Syri TV ku komentoi edhe ndërprerjen e fluturimeve në aeroportin e Rinasit.

“Nuk ekziston çështja e aeroportit, është e sajuar. Une i kam bere te qarte se per shkak te pandemise, paga dhe trajnimi duhet ti pershtatet kesaj situate. Nuk jam dakort me lenien e detyres. Ka pasur mungese vullneti per nje zgjidhje sepse edhe me heret jane konstatuar probleme te menaxhimit te ketij institucioni, qe nuk kane marre pergjigje. Populli shqiptar nuk do te zëvendësohet me popuj të huaj, por do jetë zot në vendin e vetë dhe në tokën e tij, ky vend do ketë fëmijë dhe të ardhme” – tha Meta. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Sic ka ardh puna, sic ka degraduar qeverisja, sic eshte rritur pakenaqesia dhe padurimi per te
    larguar kete qeveri, e mira do te ishte edhe per vete Ramen por mbi te gjitha per Shqiperine
    qe rrotacioni dhe transferimi i pushtetit te ndodh sipas “personalitetit” te Bashes dhe jo te
    lind nevoja e perdorimit te ” personalitetit” te Metes e Berishes.

    Po citoj nje shprehje nga Marksi meqe keta mavite hiqen si socialiste: “Qe nje bir i nje familje te
    thjeshte korsikane te drejtonte Francen ishte nje rastesi, por qe republikes francezs te lodhur nga
    luftrat i duhej nje njeri qe te vinte rregull dhe te shperndante idete e revolucionit- ishte domosdoshmeri”

    E pershtatur per realitetin tone do te thote : Qe Basha do ti prije rrotacionit te pushtetit dhe ndryshimit
    eshte rastesi, por qe Shqiperia te ndryshoje eshte nje domosdoshmeri. Me mire Bashen se me ata ” te
    tjeret”.

  2. Lylzim Basha cdo gje e ka marre qyl. QYL.

    Nga spiun ne Kosove u be min i Jashtem se ishte shok i Argites.
    I fitoi zgjedhjet per kryetar bashkije me ane te Ristanit duke vjedh votat diten per diell.
    Ka humb kater pale zgjedhje deri tani.
    Edhe zgjedhjet brenda PD i manipuloi me Saliun dhe kunatin.

    Njeri pa shtylle kurrizore qe nuk e ze java ne PD, po te mos ishte Saliu.

  3. Mos i bie rrotull president, thuaje hapur – flokë lyeri me llak, zjarrfiksi Basha është nje tradhtar sorrosian si Rama, prandaj ky i fundit nuk pyet për të. Janë dy anë të të njëjtës medalje. Gjithashtu edhe ti e gruaja jote nuk pyesni per Bashën, po s’keni ç’bëni, ju ka zënë rrota bishtin!!

    Edhe ti o Ilir, i korruptuar je, por te paktën ke pak më tepër burrëri se këta të tjerët. Dhe një diçka e fundit…. ajo gruaja jote bravo i qoftë për këpucën që ja lëshoi kokës Ramës, hallall!! Sikur të ishin të tjerët më pak dhjaksa se ç’janë, ky vend nuk do ishte në këtë batak që është tani!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *